Ndalohet shoferi i aksidentit
11/03/2005 Efektivat e policisë së Komisariatit nr.2 vënë në pranga një shofer, i cili konsiderohet përgjegjës për një aksident me pasojë vdekjen. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut bëjnë të ditur se, Sabadin Sefa ka përplasur me mjetin e tij tip furgon, Mynyr Bakollin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 44-vjeçari nga Dibra nuk ka precedentë të mëparshëm penalë. Vepra e tij penale parashikohet nga nenet 290 dhe 278 të Kodit. Materialet në ngarkim të Sefës iu kaluan akuzës.