Arrestohet, kërkohej për grabitje me dhunë
SHKODËR – Prej gati dy muajsh ishte shpallur në kërkim për grabitje me dhunë, por vetëm në hënën në mbrëmje është bërë i mundur ndalimi i tij nga forcat e policisë. Burimet zyrtare të Komisariatit të Shkodrës bëjnë të ditur se është ndaluar shtetasi Eder Haxhia, 20 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërndalimi nga prokurori ditën e hënë. Sipas njoftimit zyrtar, “më datën 20.01.2008, në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës, ky shtetas është i dyshuar për vjedhje me dhunë ndaj shtetasit E. L., të cilit i ka marrë një celular dhe një portofol me 1.000 lekë”. Burimet policore shprehen se “materialet në ngarkim të 20-vjeçarit Haxhia do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
19 Mars 2008