E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet kontrabandisti

12/03/2005  Efektivat e policisë së antikrimit ekonomik vënë në pranga një kontrabandist celularësh. Burime zyrtare nga drejtoria e qarkut bëjnë të ditur se, Ilir Beqiri u kap ditën e enjte pasdite në afërsi të qendrës së kryeqytetit. Sipas bluve, 43-vjeçari u bllokua duke shitur celularë të llojeve të ndryshme kontrabandë. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 160 telefonë që skraparliu i tregtonte kundrejt çmimeve minimale rrugëve të Tiranës apo në tregun "Çam". Nuk është hera e parë që ai kapet nga policia, duke shitur mallra kontrabandë. I arrestuari nuk ka qenë dënuar ndonjëherë më parë dhe ka arsim të lartë. Vepra penale e konsumuar nga i arrestuari parashikohet nga neni 179 i Kodit Penal. Dosja me materialet në ngarkim të Beqirit iu përcollën për kompetencë organit të akuzës në rreth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›