Cigaret kontrabandë, letër-porosi në Mal të Zi
14/04/2005 Kërkohet informacion për të gjitha ngarkesat e anijes “Eni”, që do të krahasohen me ato të zhdoganuara
Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka përcjellë një letër-porosi autoriteteve të drejtësisë së Malit të Zi, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve lidhur me hetimin e kontrabandës së cigareve të kapura afro dy javë më parë në Durrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar informacione dhe prova ndaj personave që kanë organizuar sigurimin dhe transportimin e cigareve kontrabandë. Gjithashtu është kërkuar nëse këta persona kanë importuar apo jo herë të tjera cigare nga ky vend dhe datat kur janë kryer transportimet. Kjo, pasi dyshohet që ky grup i konsideruar si i mirorganizuar dyshohet të ketë futur edhe herë të tjera në Shqipëri mallra në mënyrë kontrabandë.
Letër-porosia
Drejtësisë së Malit të Zi i është dërguar një letër-porosi për shkëmbimin e informacioneve rreth aktivitetit të grupit të kontrabandistëve që u godit rreth dy javë më parë në Durrës, ku u sekuestruan 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh me vlerë afro 4 milionë dollarë. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se është kërkuar informacion rreth aktivitetit të mëparshëm të këtij grupi. Burimet sqarojnë se dyshohet që ky grup të ketë kaluar në Portin e Durrësit edhe herë të tjera mallra të sasive të mëdha kontrabandë. Për këtë shkak, autoriteteve të Malit të Zi u është kërkuar që të vënë në dispozicion të gjitha ngarkesat që anija “Eni” kishte marrë në portet e këtij vendi. Gjithashtu janë kërkuar informacione rreth llojit e sasisë së mallrave të importuara si dhe data kur janë kryer ngarkesat. Burimet pohojnë se këto ngarkesa do të ballafaqohen me ato që kjo anije ka përpunuar dhe zhdoganuar në Portin e Durrësit. Nëse do të vërehet një mosbarazim rreth ngarkesave të transportuara në Mal të Zi me ato të zhdoganuara në Durrës, atëherë do të fillojë verifikimi i të gjitha rasteve të kontrabandës të kryera nga ky grup.
Transportimi
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit për gjashtë të ndaluarit dhe të shpallurin në kërkim, prokurori i çështjes komunikoi akuzat e ngritura ndaj tyre. Prokurori ka deklaruar se cigaret vinin nga Mali i Zi dhe se anija “Eni”, e drejtuar nga kapiteni 59-vjeçar Bilal Koçi, ka dalë nga porti i Tivarit dhe është nisur për në Shqipëri, më 28 mars në orën 18.30. Burimet e akuzës thonë se disponojnë materialet për këtë fakt, që i kanë siguruar nga korrespondenca me këtë port. Në parashtrimin e provave materiale, prokurori ka shtuar se anija është futur në akuarium në kundërshtim me rregullat, duke mos vënë në dijeni kapitenerinë, ndërkohë që është deklaruar se malli kontrabandë, i cili i është fshehur deklarimit në doganë dhe pa pullë fiskale, është sekuestruar në magazinën e Fatmir Zotaj, në Shkozet, ku edhe është arrestuar në flagrancë menaxheri i firmës, Gentian Koçi. Ndërsa është bërë e ditur gjithashtu se, krahas të ndaluarve, në hetim janë edhe të tjerë. Prokurori ka akuzuar të gjithë të ndaluarit për aktivitet të jashtëligjshëm në ushtrimin e kontrabandës në bashkëpunim të strukturuar dhe evazion fiskal.
Të ndaluarit
Bilal Koçi, “burg pa afat” (kapiteni i anijes)
Gentian Koçi, “burg pa afat” (menaxher)
Petrit Cila, “burg pa afat” (oficeri i parë)
Ligor Todi, “burg pa afat” (marinar)
Hamdi Peza, “burg pa afat” (marinarë)
Gëzim Çyrbja, “burg për një muaj” (kuzhinier)
Adrian Gokaj, “burg për një muaj” (mekanik)
Në kërkim
Fatmir Zotaj, pronari i anijes “Eni”
Sekuestrimet
3.594 milionë
paketa cigaresh
1 Volksvagen
autoveturë me targa DR 4343 D
1 Benz
autoveturë me targa DR 7647 C
10 mijë euro
“pronë” e menaxherit