E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet, mashtroi për vizën dhe mori 3000 euro



DURRËS – Një 60-vjeçar, përmes mashtrimit se do të nxjerrë një vizë italiane Shengen, ka marrë 3 mijë euro, por më pas ai është denoncuar, gjë që ka sjellë edhe arrestimin e tij. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se ka filluar procedimin penal në gjendje të lire ndaj shtetasit Shaban Ferra, lindur në Kavajë dhe banues në lagjen Nr. 14 të qytetit bregdetar. Sipas tyre, shkak për nisjen e procedimit është bërë kallëzim ndaj tij nga shtetasja A.B., e cila pretendon se ky i fundit i kishte premtuar se do ta ndihmonte për të derguar në drejtim të Italisë në mënyrë të paligjshme, nusen e djalit të saj, kundrejt shumës prej 3000 euro. Burimet policore bëjnë të ditur se 60-vjeçari Ferra po hetohet për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit shtetëror”.

Denoncimi, djali 19-vjeçar rreh nënën e tij

DURRËS – Rriten në mënyrë të ndjeshme rastet e denoncimit të dhunës një familje në komisariatin e Durrësit, ku edhe dy ditë më parë, një nënë është detyruar të denoncojë djalin e saj. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se shtetasja Dh.Valteri, lindur në Dibër dhe banuese në lagjen Nr. 17 në qytetin bregdetar ka bërë një denoncim për ushtrim dhune nga i biri 19-vjeçar. Sipas tyre, 40-vjeçarja Valteri pretendon se djali i saj Sadiku, lindur në Vinjoll të Matit, ditën e martë në mesditë ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike e psikologjike. Zëdhënësja e Policisë thotë se “u kryen veprimet e para procedurale dhe u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

14 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›