E Diel, 1 Nëntor 2026

I bie infarkt teksa po pinte një pije freskuese



Fati tragjik i Ndriçim Enerit ka përfunduar dje teksa po shijonte një pije freskuese. Burime nga Policia e Durrësit treguan se Eneri që ishte banues në qytetin bregdetar ka qenë duke pirë një pije freskuese kur ka rënë përdhe pa ndjenja. Megjithë ndihmën e parë që i është ofruar nga klientët që ndodheshin në atë moment, askush nuk ka mundur ta risjellë në jetë. Pas kësaj është njoftuar policia që ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet. Ndërkohë pas verifikimit të mjekëve është konstuar se gjithçka ka ndodhur nga infarkti që ka kaluar viktima. Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

14 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›