E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 50-vjeçari, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes



Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në Tiranë si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, i cili është larguar menjëherë nga vendi ku ndodhi aksidenti. Burime zyrtare nga policia e Qarkut bënë të ditur dje, se shtetasi Përparim Laçi, 50- vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Kamzë, humbi jetën pasi është aksidentuar teksa ecte në rruge në afërsi të kthesës së Kamzës, nga një automjet furgon tip Benz Sprint. Sipas këtyre burimeve, në vendin e ngjarjes ekspertët e hetimit të aksidenteve realizuan veprimet e para procedurale dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili pas aksidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Bëhet e ditur gjithashtu, se çështja i kaloi për hetime të hollësishme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "largim nga vendi i aksidentit".

Policia arreston dy të dyshuar për trafik narkotikësh

Dy persona të dyshuar për shitje narkotikësh janë paditur penalisht të mërkurën, në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Burime zyrtare nga kjo prokurori bënë të ditur për ATSH-në, se bëhet fjalë për shtetasit Aleksandër Kodheli, 22 vjeç dhe Oleons Peti, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas këtyre burimeve, personat në fjalë u kapën mbrëmë nga shërbimet e policisë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pasi gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin tip “Volsëagen”, me targa TR.0001 I, në përdorim të shtetasit Oleons Peti, iu gjetën një sasi bime narkotike e dyshuar cannabis sattiva. Me cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestrua bima narkotike dhe automjeti me të cilin udhëtonin. Bëhet e ditur gjithashtu se prokuroret kanë nisur shqyrtimin e materialeve kallëzuese të përpiluara ndaj dy të rinjve nga policia.

14 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›