E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet mashtruesi me kartat, certifikatat ia jepnin te zyra elektorale e PDNga TCHNjë person në Korçë ka aplikuar me identitet të rremë për kartë identiteti. Rasti është zbuluar, pasi me një certifikatë me identitet të një tjetër personi, Edmon

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Arrestohet mashtruesi me kartat, certifikatat ia jepnin te zyra elektorale e PDNga TCH

Një person në Korçë ka aplikuar me identitet të rremë për kartë identiteti.

Rasti është zbuluar, pasi me një certifikatë me identitet të një tjetër personi, Edmond Frashëri është paraqitur dhe ka realizuar procesin e aplikimit.

Ai ka përdorur gjeneralitete të një tjetër personi, duke u paraqitur si Eduart Frashëri, të dhënat personale të të cilit dhe dita e lindjes nuk i përkasin aplikuesit.

Sipas drejtorit të informacionit, Mikel Llogori, që ka denoncuar këtë rast pranë policisë, aplikuesi e ka marrë në dorëzim certifikatën nëpërmjet një zyre elektorale.

“Ne jemi interesuar dhe gjatë bisedës me të kemi mësuar se ai nuk ishte paraqitur pranë sportelit, por ka çuar foton në një zyrë elektorale të PD në lagjen 6, ku ka pasur edhe persona të tjerë, të cilëve u nxirreshin certifikata”, - ka deklaruar Llogori.

Punonjësja e gjendjes civile që ka lëshuar certifikatën me identitet të rremë është pezulluar nga puna. Identiteti në certifikatë i përket një 32-vjeçari me ngjyrë që banon në lagjen 16 të Korçës.

Eduart Frashëri është i papunë dhe deklaron jashtë kamerës se nuk ka dijeni për faktin se një tjetër person ka përdorur gjeneralitetet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›