E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Fevziu dështojnë debatet televiziveNga TemaNë shenjë hakmarrjeje ndaj dështimit të emisionit “Opinion”, Berisha tërhoqi në minutat e fundit të ftuarit e PD nga emisioni “Top Story” i Sokol Ballës, duke banalizuar tërësisht fushatën elekto

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha dhe Fevziu dështojnë debatet televiziveNga Tema

Në shenjë hakmarrjeje ndaj dështimit të emisionit “Opinion”, Berisha tërhoqi në minutat e fundit të ftuarit e PD nga emisioni “Top Story” i Sokol Ballës, duke banalizuar tërësisht fushatën elektorale dhe rregullat e lojës. TV Klan ritransmeton një intervistë të Berishës për të zhurmuar daljen e Meksit në TV Koha


Dy emisionet televizive që organizojnë debatet elektorale në vend, “Top Story” dhe “Opinion”, dështuan dje në mbrëmje për të realizuar formatin e parashikuar, për shkak të përpjekjeve të Partisë Demokratike dhe TV Klan për të diktuar listën e të ftuarve në debate.

Kriza nisi me emisionin e Blendi Fevziut, “Opinion”, ku ishin të ftuar nga PD Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi dhe nga PS, Ditmir Bushati dhe Erion Braçe.

Pas 6 orë negociatash të lodhshme, TV Klan nuk pranoi listën e ofruar nga Partia Socialiste. Sipas Aleksandër Frangajt, prania e Braçes ishte e papranueshme, pasi ai kishte fyer më parë publikisht drejtues të TV Klanit dhe konkretisht moderatorin Fevziu.

Në të vërtetë rezistenca ndaj Braçes ishte thjesht një pretekst, për shkak të frikës që ekziston se Braçe mund të bënte publik ndonjë skandal të të pranishmëve në këtë debat.

Pasi dështoi debati në TV Klan, Frangaj dhe Fevziu i kanë kërkuar Berishës të dështojë dhe “Top Story”. Kështu, në minutat e fundit Sokol Balla u njoftua se përfaqësuesit e PD nuk do të shkojnë në debat, duke i dështuar kështu emisionin.

TV Klan ka vendosur që pas këtij dështimi të ritransmetojë një intervistë të kryeministrit, Sali Berisha, për të zhurmuar emisionin e TV Kohës me kandidatin e LZHK për qarkun e Tiranës, ish-kryeministrin në mandatin e parë të PD, Aleksandër Meksi.

Fenomeni i kontrollit të debateve televizive është prezent në Shqipëri gjatë kësaj fushate elektorale. Rasti i djeshëm është më ilustrativi. Për gati dy javë Berisha dhe Fevziu kanë diktuar listat e të ftuarve nëpër ekrane, duke varfëruar ndjeshëm debatin publik në vend dhe duke e kthyer PD në një sektor ndihmës të TV Klan. Shumë drejtues të PD janë ende nervozë me sjelljet e Frangajt dhe Fevziut, të cilët nuk i ftojnë ata direkt në debate, por vënë ndonjë sekretare që i lajmëron: “Ka thënë doktori të vish sonte në debat”.

Kjo sjellje arbitrare përfundoi dje me skandalin e dështimit të emisioneve, një përfundim logjik i përpjekjeve të pakuptimta për të diktuar fushatën elektorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›