Arrestohet “maska” e Pukës
KAKAVIJE – Prangoset në kufi i kërkuari për grabitjen me dhunë në fshatin Lumzi të Pukës.
Astrit Frroku, 32 vjeç, kushëri me një prej dy familjeve që grabiti dhe rrahu mbrëmjen e së premtes, u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës në tentativë për të kaluar në Greqi. Ai u paraqit mëngjesin e djeshëm në pikën e kalimit kufitar, por gjatë verifikimit nga kontrollorët e pasaportave nëpërmjet sistemit elektronik të të dhënave TIMS u konstatua se, ai ishte person në kërkim nga policia e Pukës. Sipas policisë, Frroku është një ndër 4 personat e kërkuar për grabitjen me dhunë, e cila tronditi zonën, pasi hynë me maska e armë në dy shtëpi. Ai akuzohet për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “ushtrim dhune”, “armëmbajtje pa leje” dhe “dhunim banese”. Menjëherë pas nisjes së hetimeve në lidhje me këtë ngjarje Drejtoria e Policisë së Shkodrës shpalli Astrit Frrokun, pasi personat e dhunuar hodhën dyshime për të në bazë të zërit që dëgjuan momentet e grabitjes. Edhe pse fotot e tij me të dhëna u shpërndanë në të gjitha pikat e kalimit, emri nuk u bë publik, për të shmangur ndonjë largim të mundshëm ilegal të autorit. Duke menduar se policia nuk kishte prova për të, Frroku ka tentuar të udhëtojë drejt Greqisë, por ka rënë në pranga. p.n/r.d