Gërdecokracia
Blendi Kajsiu
Forca e shpërthimit të Gërdecit ishte pasojë direkte e akumulimit të një sasie tepër të madhe municionesh. Për nga sasia vendndodhja dhe mënyra, ky akumulim ishte vërtet i paprecedentë. Një sasi kaq e madhe municionesh, pranë një zone të banuar, në shkelje të rregullave minimale të sigurisë, natyrisht që do të prodhonte një shpërthim tragjik. E paprecedentë ishte edhe lehtësia e papërballueshme me të cilën u krye ky veprim, që nga ligji i miratuar në Kuvend deri tek urdhëresat e ministrit të Mbrojtjes. Një sërë dokumentesh, që sikurse na tregoi edhe Prokurorja e Përgjithshme, duke na e rindezur paksa besimin tek institucionet, flasin për shkelje flagrante dhe injorim të plotë të ligjit. Gjithçka ka ndodhur në mes të ditës, ditë mbas dite, pa hasur në ndonjë kundërshtim zyrtar nga administrata, segmente të qeverisë apo nga opozita socialiste tejet e zënë me konstruktivitet dhe monolog.
E njëjta skenë ndodhi para pak kohësh me Kushtetutën e Shqipërisë. Në vend të municioneve reforma kushtetuese vendosi të akumulojë një sasi të paprecedentë pushteti në duart e kryeministrit të vendit dhe të kryetarëve të partive politike kryesore. Edhe pse duart e kryeministrave shqiptarë në përgjithësi dhe të kryeministrit aktual në veçanti, janë po aq të papërshtatshme për të akumuluar kaq shumë pushtet, sa ç’ishte i papërshtatshëm Gërdeci për të akumuluar municione. Ashtu sikurse në Gërdec, e gjitha kjo u krye me një lehtësi të papërballueshme; në tri ditë u bë ajo që nuk ish bërë në tre vjet; u ndryshua në thelb Kushtetuta e Shqipërisë. Njësoj si në Gërdec, e gjitha ndodhi në mes të ditës, me mbështetjen e plotë të opozitës, me vënien në rresht të 115 deputetëve dhe me shumë pak zëra kundër nga brenda karabinasë politike që quhet parlament.
Nuk është se me amendimet që iu bënë Kushtetutës demokracia shqiptare ka marrë fund, pavarësisht shqetësimit të drejtë të shprehur nga aktorë të ndryshëm në sferën publike. Për momentin ajo thjesht është kthyer në një Gërdecokraci, pra në një sistem politik që rrezikon të shpërthejë. Kjo është e pashmangshme për sa kohë një lëndë plasëse si pushteti përqendrohet jashtë çdo rregulli dhe precedenti në një palë duar problematike, qofshin këto të Berishës sot apo të Ramës nesër. Reformat që iu bënë Kushtetutës synojnë që të blindojnë si pushtetin e kryeministrit, ashtu dhe atë të kryetarit të partisë, duke eliminuar çdo grupim politik, si brenda shumicës, ashtu edhe brenda opozitës, duke dobësuar çdo institucion politik jashtë kryeministrit si Presidentin apo institucionet kushtetuese që varen prej tij.
Kjo mani për të akumuluar dhe blinduar pushtetin si të kryeministrit, ashtu edhe të kryetarit të opozitës, rrezikon të bllokojë vetë procesin politik. Ajo rrezikon të eliminojë shkarkimin e tensioneve dhe pakënaqësive nëpërmjet kanaleve dhe procedurave parlamentare apo partiake. Për pasojë, këto pakënaqësi do të akumulohen në vazhdimësi pa mundur të shkarkohen diku. Sistemi politik do të bëhet gjithnjë e më pak përfaqësues, teksa futja apo krijimi i aktorëve të rinj në treg është vështirësuar nëpërmjet proporcionalit rajonal, që garanton “me dhunë” unitetin e partisë dhe pushtetin e kryetarit. Në këto kushte pakënaqësia do të akumulohet bashkë me pushtetin derisa t’i vënë flakën njëra-tjetrës, duke hedhur në erë sistemin. Natyrisht që nga palët politike, njëra do të dëmtohet më shumë në këtë shpërthim, ndonëse askush nuk do dalë pa plagë, tamam siç ndodhi në Gërdec. Ndryshe nga Gërdeci, le të shpresojmë se nga ky shpërthim politik nuk do të dëmtohen qytetarët, të cilët as nuk e kanë votuar këtë sistem.