E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagoset me armë 30-vjeçari

SHKODER – Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri dje në Velipojë të Shkodrës. Bëhet e ditur se, Alfred Deda është plagosur me armë zjarri nga Mario Margjeka.

 Ndërsa Deda është dërguar me urgjencë për në spitalin e Shkodrës, policia ka identifikuar Margjekën si autor të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tij. Sipas policisë, plagosja ka ardhur pas një konflikti të nisur dy ditë më parë prej dy personave. Dje ata ishin gjendur në të njëjtin lokal ku kishin rifilluar grindjen. Pas ofendimeve të rënda drejtuar njëri-tjetrit ata janë larguar në drejtime të ndryshme. Por vetëm pak minuta më pas, Margjeka ka qëlluar drejt Dedës me armë zjarri duke e plagosur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë së Shkodrës. Pasi kanë identifikuar autorin e plagosjes, ata kanë filluar punën për ndalimin e tij.                                        r.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›