E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vodhën argjendarinë, arrestohen

FIER – “Guri i çmuar” nuk i ka lënë t’i shesin në Tiranë bizhuteritë e vjedhura në Fier. Operacioni i policisë së Fierit në bashkëpunim me atë kryeqytetase ka vënë në pranga

 Admirim dhe Romeo Sakollari, 34 dhe 40 vjeç të dyshuar si grabitësit e një argjendarie në qytetin e Fierit pak ditë më parë. Sasia e arit të vjedhur shkon në 2.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore në argjendarinë “ROMI” në Tiranë, pronë e Romeo Sakllarit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 5900 gramë bizhuteri. Rreth 750 gramë ar dhe argjend janë njohur nga pronari i argjendarisë së grabitur në Fier, I.K., ndërkohë që pjesa tjetër ishte mall që sipas policisë, rezultonte pa faturë tatimore dhe i paregjistruar në faturat e shitjes. Dy të arrestuarit janë shfajësuar se sendet e vyera i kishin blerë në treg të zi. m.r.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›