E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon opozita, Dade: “Qëndrimi i PD-së, arkaik”



Partia Socialiste ka reaguar dje në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve për ligjin e dosjeve. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade, e ka cilësuar arkaik dhe me natyrë izoluese qëndrimin e qeverisë dhe të maxhorancës, e cila, sipas saj, nuk po merr në konsideratë deklaratat e ndërkombëtarëve duke rrezikuar integrimin e vendit në BE. “Është për të ardhur keq që ndaj këtyre sugjerimeve të partnerëve tanë euroatlantikë, që në vazhdimësi na kanë asistuar që Shqipëria të konsolidojë demokracinë dhe të bëhet pjesë e këtyre organizmave, shurdhëria e kësaj maxhorance është manifestuar në mënyrë të përsëritur edhe sot nga znj. Topalli. Ky qëndrim bie ndesh me vullnetin e të gjithë popullit shqiptar për t’u integruar në këto organizma. Kryetarja e Parlamentit, si nënkryetare e PD-së, shprehu koncepte izolacioniste dhe arkaike, që do t'u shkonin për shtat vetëm regjimeve autoritariste”, - është shprehur Dade.
Në emër të PS-së ajo i bëri thirrje maxhorancës “të tërhiqet pas në verbërinë e saj politike, duke shkelur të gjitha normat e një shoqërie demokratike”, ndërsa theksoi gatishmërinë e PS-së për të negociuar për ligjin e dosjeve.

14 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›