Arrestohet mësuesi shpërndarës droge
ELBASAN - Dy persona, një prej të cilëve mësues, janë arrestuar nga policia e Elbasanit mbrëmjen e djeshme.
Burime policore bënë të ditur arrestimin e Endrit Kaculit, 26-vjeç, mësues në gjimnazin "Mahir Domi", në qytetin e Elbasanit dhe Qemal Minës, banor i Elbasanit. Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye në kushtet e flagrancës, teksa po shpërndanin drogë në lagjen "5 Maji" të këtij qyteti. Në momentin e arrestimit në makinën me të cilën ata po lëviznin është gjetur një sasi prej 500 gramë lëndë narkotike të tipit kanabis sativa, si edhe një gram heroinë, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale. Policia theksoi se lënda narkotike ishte e paketuar në 69 qese plastike dhe se ishte bërë gati për t'u shitur. Mësohet se, mbi Kaculin dhe Minën rëndon vepra penale e "prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike". a.k.