E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe 2 në pranga për vrasjen dyfishe

SHKODER - Arrestohen edhe dy persona për ngjarjen e ndodhur në Malësi të Madhe.

Sipas policisë, pas prangosjes së Ardian Narkajt për vrasjen e Gjergj Shotës dhe Ton Ulajt, dje janë arrestuar edhe dy kushërinjtë, Gjek Narkaj dhe vëllai i tij, Kol Narkaj. Pas verifikimit në vendngjarje, grupi hetimor ka konkluduar në faktin se Gjek dhe Kol Narkaj kanë tentuar të fshehin provat materiale lidhur me vrasjen e bashkëfshatarëve të tyre. Lidhur me këtë ngjarje, policia arrestoi mbrëmjen e së enjtes të plagosurin gjatë shkëmbimit të zjarrit në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ndërsa dy shokët e tij mbetën të vdekur në vend. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit mes palëve, ndërsa rezulton se dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim, për veprën penale, të "vjedhjes me armë zjarri në bashkëpunim".                          r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›