Elbasan, qëllon me armë fqinjin
ELBASAN - Një 35-vjeçar është shpallur person në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e së enjtes ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xibrakë të komunës së Shalësit, rreth 25 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, ka nisur çështja penale në ngarkim të 35-vjeçarit Blerim Baha, pasi ka kërcënuar për të vrarë me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, L.B, pas një zënke në një lokal, në qendër të fshatit. Pasi kanë dalë, Baha e ka ndjekur fqinjin, duke e qëlluar me automatik shumë pranë shtëpisë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale vetëm gëzhojën e armës dhe mjetin e tij të tipit "Renault" me targa italiane, pasi autori është larguar në drejtim të paditur. Ndaj tij ka nisur çështja penale nën akuzën e "vrasjes së mbetur në tentativë". a.k