E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet në Rinas, kërkohej për vrasje

26/05/2005  TIRANË- Komisariati i Rinasit arreston një të kërkuar për vrasje. Nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës bëhet e ditur se, më datë 25.05.2005, në Komisariatin e Rinasit u kap shtetasi në kërkim Dritan Pjetër Nikolla, 27 vjeç, lindur e banues në Durrës. Burimet e policisë thanë se pas verifikimeve të menjëhershme se i lartpërmenduri është person në kërkim nga Gjykata e Rrethit të Durrës, për veprën penale të “vrasjes” dhe është dënuar nga kjo gjykatë me 17 vjet burg. Autoritetet policore kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës dhe e dorëzuan të arrestuarin pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit, nga e cila ai do të transferohet më pas në burg për të vuajtur dënimin për veprën penale të vrasjes, të cilën e ka kryer në Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›