E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pollo prezanton Mit'hat Havarin kandidat në zonën 40

26/05/2005  Kryetari i PDR, Genc Pollo, ka prezantuar dje kandidatin për deputet në zonën 40 në Tiranë për reformatorët Mit'hat Havari. Gjatë fjalës së tij Pollo i ka kushtuar një rëndësi të veçantë problemit të strehimit, ndërsa Havarin e prezantoi si njeri të hekurt në zbatimin e ligjit duke ftuar elektoratin e djathtë të votojnë për të në listën e proporcionalit. “Si ka mundësi që çmimi për banesë në qendër të Tiranës të jetë deri 1500 €/m² dhe jashtë unazës 500 €/m². Pse banesat duhet të jenë më të shtrenjta te ne se te fqinjët tanë më të kamur; njëlloj si tarifat e celularëve. Përgjigjja është monopoli i Bashkisë e Qeverisë, që kanë bllokuar lejet e ndërtimit në periferi, kanë kyçur në sirtar projektplanet urbanistike vetëm e vetëm që disa, 12 duar, të nxjerrin profit maksimal. Ndërkohë Kryeminstri tallet me banesa sociale shtetërore, që nuk kanë funksionuar në Anglinë e Thatcherit e jo të ecin në rumpallën ballkanike. PDR është për ndryshim të kësaj gjendjeje”, tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›