Vjen për turizëm, vdes në spital holandezi
26/05/2005 Boetje Piter, 62 vjeç, ndërron jetë pas një pankreatiti akut në shtretërit e spitalit
TIRANË- Turisti holandez ndërron jetë në spitalin e Tiranës. Pas një pankreatiti akut, Boetje Atze Piter, 62 vjeç, lindur e banues në qytetin e Hornit në Holandë, ndërroi jetë në orën 22.00 të së martës në Qendrën Universitare “Nënë Tereza“, në sallën e reanimacionit, si pasojë e një sëmundjeje në pankreas. Në orën 07.45 të ditës së sotme, trupi i tij i pajetë do të niset në Rinas me linjën Tiranë-Stamboll, e më pas drejt Amsterdamit. Bashkëshortja e holandezit u ka deklaruar mjekëve të spitalit dhe përfaqësuesve të ambasadës në Tiranë, se ata kishin mbërritur prej rreth një jave në kryeqytet nga Horni dhe pas qëndrimit të shkurtër në hotel, do të niseshin për turizëm, fillimisht në disa pika malore e më pas drejt Sarandës e Vlorës. Kjo ishte hera e parë që çifti holandez vizitonte Shqipërinë dhe kishin planifikuar disa vende arkeologjike për të vizituar, pasi, sipas fjalëve të bashkëshortes, kishin dëgjuar për kulturën e vendit tonë.
Ngjarja
Orët e pasditës të së martës kanë qenë tepër shqetësuese për Piterin, i cili teksa pushonte në një nga hotelet e Tiranës me të shoqen, i tha kësaj të fundit se nuk ndihej mirë. Pasi i hipën makinës, ata nisen për një vizitë në Spitalin e Tiranës. Teksa ora shënonte 20.00, mjekët vunë re se 62-vjeçari kishte një pankreatit akut. Kurimi nga ana e doktorëve nuk mundi të përmirësonte gjendjen shëndetësore të holandezit, i cili më pas u vizitua edhe në sallën e kardiologjisë. Rreth orës 22.00 ai ndërroi jetë. Trupi i tij i pajetë u dërgua më pas në morgun e Tiranës, ndërsa në orët e para të ditës së djeshme mbërritën disa përfaqësues të ambasadës, të cilët u konsultuan me mjekët për rrethanat e vdekjes. Gjithsesi, kufoma do të dërgohet në qytetin e tij ditën e sotme me linjë ajrore.
Turizmi
Me lot në sy për vdekjen e papritur të bashkëshortit të saj, 58-vjeçarja holandeze u ka treguar mjekëve për vizitën turistike në Shqipëri. Ata kishin përcaktuar edhe hartë të vizitave që do të zhvillonin në disa vende turistike të vendit tonë, ku mes tyre përmendet Kruja, fshatrat turistike të Peshkopisë, Saranda, Pogradeci e Vlora. Njohuritë e çifit holandez për vendin tonë nuk ishin të pakta, prandaj ata kishin disa vite që e kishin parashikuar mbërritjen në Rinas.