E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Rinas me pasaportë false

12/04/2005  TIRANË- Do të kalonte në Rinas me pasaportë false e për këtë arrestohet nga Policia e Terminalit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, nga specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomiko-Financiar u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Romeo Këmbaci, 24 vjeç, lindur e banues në Berat, i padënuar. Ky shtetas, sipas policisë, është bllokuar nga Komisariati i Rinasit, pasi kishte në përdorim pasaportë të falsifikuar, vepër penale e parashikuar nga neni 189/1 të Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›