E Diel, 1 Nëntor 2026

E mitura E.F. 11 vjeçe ikën fshehtas për 10 orë, gjendet nga policia

12/04/2005  Shkon te gjyshi në Gramsh, denoncon zhdukjen gjyshi në Tiranë

TIRANË- Një vajzë 11 vjeçe largohet nga shtëpia dhe përfundon te gjyshërit e saj në Gramsh. Burime policore thanë dje për gazetën se E.F., lindur dhe banuese në Tiranë, rreth orës 07.00 të ditës së djeshme është larguar nga shtëpia ku banonte, në afërsi të Komisariatit të Policisë numër 1 dhe ka përfunduar te gjyshërit në Gramsh. Policia e Tiranës tha për “Metropol” se, 11-vjeçarja është larguar nga shtëpia pa u thënë familjarëve se ku do të shkonte, ndërsa këta të fundit janë drejtuar policisë. Gjyshi i saj ka shkuar në polici dhe ka denoncuar për zhdukjen e mbesës, 11-vjeçare. “Në mëngjes, vajza u nis për në shkollë, si çdo ditë tjetër dhe në drekë nuk është kthyer prej andej. Ajo kishte veshur një palë xhinse dhe një bluzë të verdhë. Jam bërë shumë merak për të”, u tha inspektorëve të policisë gjyshi i të miturës. Ndërkaq, burimet policore thanë për gazetën se, fillimisht ishte tepër e vështirë për orientimin në gjetjen e vogëlushes, pasi lëvizjet e saj ishin të përcaktuara vetëm në një qark shtëpi-shkollë. Kështu që kërkimet paraprakisht u shtrinë në ambientet e shkollës së saj, ku u konkludua në faktin se e mitura nuk kishte shkuar atje.

Gjetja

Pas kërkimeve të shumta, uniformat blu të policisë u sugjeruan anëtarëve të shtëpisë se duheshin pyetur të gjithë të afërmit në të gjithë vendin. Pas telefonatave të shumta, nga Gramshi gjyshërit e saj përgjigjen të habitur: "Po vajza është këtu". Vogëlushja nuk i kishte treguar asnjërit për largimin e saj. Më pas u krye edhe transferimi i saj për në Tiranë.

Precedentët

Irena Seli u zhduk në rrethana të mistershme në sheshin e trageteve në Durrës, teksa kthehej nga Italia me të shoqin, Agim Mushën. Mimoza Susaj, 27-vjeçarja me katër fëmijë, nga 10 deri në 1 vjeç, u largua nga shtëpia e të vëllait, ku qëndronte e fshehur nga mëria e të shoqit. Anila Hysenllari në një konflikt me të atin u arratis nga shtëpia. Në Tropojë, një grua, nënë e 3 fëmijëve ishte larguar disa ditë nga shtëpia, pas keqtrajtimit nga i shoqi. Liljana Velollari, 17 vjeçe, nga Yzberishti i Tiranës, u largua së bashku me të dashurin e saj, Luan Dukën. Vasili Gjergji, nënë e dy fëmijëve, largohet nga shtëpia e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›