Policët në Kamëz: ”Shpejt, janë në valle 400 mijë euro”

12/04/2005 Ndërtimorët shkatërrojnë dy shtëpi në Kamëz. Mbeten 3 familje në qiell të hapur
TIRANË- Të shikosh shiun kur bie e të mos kesh vend ku të futësh kokën, sepse policia të ka prishur shtëpinë. Dhunë e gjak, dhimbje, gjyqe, lotë e torturë. Fëmijë që qajnë, pleq që pijnë kafe e psherëtijnë, gra që ulërasin e burra që përleshen me policinë. Pak më tej fadroma gërryen ç’të gjejë. Kjo ishte panorama që të ofronte dje në orën 11.00, Instituti Bujqësor i Kamzës, buzë rrugës, teksa janë mbledhur dhjetëra kureshtarë që shohin dy shtëpi kur shemben.
Vilat
Kryetari i njësisë bashkiake, Agim Cani, mundohet të vendosë "paqe", duke negociuar me banorët dhe Policinë Ndërtimore. Hamullia të merr në vorbollën e saj dhe vuajtja e familjes Bilaj, me origjinë nga Erseka, shfaqet në çdo moment, madje s’ka nevojë për fjalë, faktet flasin vetë. Nëse i referohemi dokumenteve zyrtare, të firmosura e me vula shtetërore, shohim një katrahurë të vërtetë, padrejtësi, falsifikime e kompromise. Dikush nga kjo familje na pohoi se kishte dëgjuar një polic, që gjatë rrëmujës, teksa rrihte me shkop gome njërin prej djemve thoshte: "Shpejt se janë në valle 400 mijë euro". Sa e vërtetë është kjo? Kush e mban përgjegjësinë për burgosjen e tre anëtarëve të kësaj familjeje dhe rrahjen e disave prej tyre? Në copat e mbetura të mureve shkruhet "drejtësi", "na ndihmoni" etj., ndërsa rezultati nuk është gjë tjetër veç një shtëpie të shembur plotësisht, teksa tjetra mbahet me një kollonë dhe rrezikon të bjerë çatia nga çasti në çast.
Përmbarimi
Rrëzimi i shtëpive nuk u bë për zgjerim rruge, por pas një vendimi të marrë nga Zyra e Përmbarimit, pasi Bilajt kishin humbur një gjyq me një person, që pretendon se është pronari i tokës. Pëllumb Bilaj, kryefamiljari i shtëpisë së rrënuar tërësisht, së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, u nis për në vendlindje, në një fshat të Kolonjës, pasi nga mundi i shtatë viteve punë me djersë në Greqi, fitoi një grumbull mbeturinash si "dhuratë" nga Policia Ndërtimore dhe Zyra e Përmbarimit, që thonë se kanë ekzekutuar vendimet e gjykatës. Të tjerët rrinë strukur në një dhomë dhe presin mrekullinë. Nga ana tjetër, të pyetur nga gazeta, autoritetet policore të Komisariatit numër 5, thanë se "ishim të detyruar të përdornim dhunën, pasi na sulmuan me gurë. Kemi shoqëruar disa prej tyre për verifikim".
Dokumente zyrtare të banorëve
TIRANË- Në të vërtetë, si qëndron problemi i familjes Bilaj dhe cilat janë konfliktet e saj? Përgjigjen na e japin disa dokumente zyrtare, që mbajnë firma funksionarësh. Familja Bilaj përbëhet nga Faiku, 60 vjeç dhe dy djemtë e tij, Pëllumbi dhe Flamuri. Ata blenë një truall buzë rrugës në vitin 1992, e cila, sipas tyre, nuk cilësohej si tokë buqësore e Institutit të Kamzës. Djemtë emigrojnë në Greqi dhe në vitin 1994 hedhin themelet për dy shtëpi, nga njërën për secilën. Strumbullari i gjithë konflikteve, sipas deklarimeve të të gjithë anëtarëve të shtëpisë, është një person i quajtur Ded Stojani, me origjinë nga Mirdita dhe banues në Kamëz. Ai pretendon se ky është trualli i tij dhe nis menjëherë procese gjyqësore me familjen Bilaj. Faik Bilaj na tregon një dokument, i cili mban datën 06.04.1992, i firmosur nga avokat Foqion Postoli. Në të thuhet se Stojani ka dërguar një mandat arkëtimi me numër 28804, në të cilën janë shënuar 1000 metra katrorë, pronë e tij. Plaku Bilaj thotë se ky dokument është mohuar nga të gjithë avokatët që e kanë parë. Më tej, 60-vjeçari na tregon një tjetër dokument me titull "Vërtetim Pronësie", me numër 2396 dhe datë 27.07.1992, i firmosur nga regjistruesi Vladimir Pëllumbi, ku në të thuhej se trualli prej 1000 metra i njihej Ded Stojanit. Pjesëtarët e familjes Bilaj thonë se vetë regjistruesi Pëllumbi e ka mohuar faktin se ky dokument është firmosur nga ai.
Vajza, erdha të ndihmoj babanë, por na rrahën policët
Bilaj: Vendimi u mor për 10 minuta
TIRANË- "Më thanë të prisja në korridor se kjo punë do të zgjidhej shumë shpejt. Kur dolën, pas dhjetë minutash më dhanë në dorë vendimin për prishjen e shtëpisë". Kështu nis të tregojë për gazetën "Metropol", Faik Bilaj, i cili i ka hyrë valles së gjyqeve që në vitin 1994. Ai thotë se në Prokurori, polici e gjykatë luhen para për këtë truall, pasi kishte dëgjuar që aty do të ngriheshin lokale dhe hotele. Sipas tij, avokati që kishte marrë, Ilir Selenica, ditën e vendimit e ka lënë të priste në korridor dhe shkoi në procesin gjyqësor, pa praninë e tij. Gjykatës, sipas Bilajt, ishte Agim Bendo. "Jemi 18 frymë. Ku do shkojmë tani që na prishën shtëpinë? Ku do flemë?", janë disa nga pyetjet retorike që ai bën. Ndërkaq, 60-vjeçari qan hallin e djalit të tij, shtëpia e të cilit u prish e gjitha, ndërsa teksa sheh nipërit e mbesat e tij, përlotet e thotë: "Djemtë u rropatën për shtatë vjet në Greqi për të arritur ditën kur të kishin shtëpitë e tyre. Në dy dhjetor më prishën dyqanin dhe një pjesë të shtëpisë, ndërsa tani na lanë në mëshirë të Zotit", mbaron ai.
Vajza
Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Sapo e morën në telefon për atë që po ndodhte, erdhi bashkë me familjen e saj, në ndihmë të të atit dhe vëllezërve. Violeta Rruga është vajza e dytë e Faikut dhe tregon për gazetën se policia kishte ushtruar dhunë fizike mbi të, duke e rrahur me shkopinj gome. "Në fillim na futën në makinë e na thanë se do të bënim një vizitë në spital. Se ç’punë kisha unë në spital, vetëm policia e di. Kur na sjellin në shtëpi pamë fadromat. Aty u detyruam të gjithë të reagonim, pasi mendoj se çdokush që sheh shtëpinë kur shembet, do të kundërpërgjigjet", thotë ajo. Më pas, Violeta tregon se policët e kishin tërhequr zvarrë dhe e goditën. Ndërsa vajza tjetër e shtëpisë, e cila gjithashtu është e martuar, Varsileta Jahupi, thotë se burri i saj, Ferdinandi, deri në orën 16.00 të ditës së djeshme, ishte në qelitë e paraburgimit të Komisariatit numër 5. Sipas tyre, i shoqëruar në polici është edhe Flamuri, një nga djemtë e shtëpisë, ndërsa, tashmë ata presin vendimin e mëtejshëm të organeve përkatëse.
Policia: Shoqëruam 6, arrestuam një, na qëlluan me gurë
Uniformat blu të Komisatiatit numër 5 shoqërojnë në polici 6 persona dhe ndaj njërit prej tyre nxjerrin fletëarrestin, pas incidentit të ndodhur dje në Kamëz. Shefi i krimeve të Komisariatit numër 5 të Kamzës dhe shoferi i një fadrome të policisë ndërtimore, u plagosën dje. Nga zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, bëhet e ditur se në orën 17.00 të ditës së djeshme, nga punonjësit e Komisariatit numër 5 u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Fredinant Jaupi, 45 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër-Kamëz, Tiranë, i padënuar. Ky shtetas, sipas Katragjinit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke i qëlluar me gurë dhe ushtruar dhunë ndaj tyre, të cilët ishin në mbështetje të Zyrës së Përmbarimit dhe Policisë Ndërtimore për ekzekutimin e vendimit për prishjen e dy banesave, pronë e shtetasit Faik Bilaj (vjehrri i të arrestuarit). Sipas burimeve zyrtare të policisë, gjatë ditës së djeshme u prish një banesë dhe në ditët në vijim do të vazhdojë puna për prishjen e banesës tjetër.
Paralajmërimi për protesta më 15 prill
Banorët e Kamzës kanë “kërcënuar” se do të dalin në protestë, pikërisht më 15 prill. Ndërkohë që sot duhej të niste greva paralajmëruese e arsimtarëve për rritje page, e cila do të vazhdonte më 18 prill pa afat. Por, qeveria u tregua e shpejtë, dje rriti pagat e tyre 15 për qind. Ndërkohë këtë javë pritej të riniste dhe greva e pedagogëve për mbulimin nga buxheti i shtetit të rritjes së pagave të administratës së universiteteve. Por dhe për këtë, Qeveria i ka marrë masat. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, pritet miratimi i vendimit. Ndërkohë që banorët e Bathores dje “janë mposhtur”. Më datën 24 mars ishte afati i fundit i vetëdeklarimit, i cili, zyrtarisht ka nisur më 24 dhjetor. Një përfaqësi e banorëve të Kamzës ka deklaruar se kërkon që legalizimi të bëhet sipas çmimit të tokave të vitit 1992, periudhë kur ata e kanë zënë. "Kur kemi ardhur ne, toka ka qenë e ish-ndërmarrjes bujqësore, s'ka patur pronarë. Ne jemi popull i varfër, nuk kemi lekë për të paguar. Se si do ta zgjidhë shteti çështjen me pronarët, le ta zgjidhë ai", thotë Agim Prenda. Ata nuk pranojnë të firmosin formularë, që do të shërbejnë për të legalizuar shtëpitë, derisa të marrin vesh se si do të zgjidhet çështja e çmimit.