Arrestohet në Tiranë i dyshuari për grabitjen e 50 mijë eurove në rrugë
TIRANE - Arrestohet Kastriot Fejzullai, person i kërkuar për vjedhjen e 50 mijë eurove një biznesmeni në autostradën Tiranë-Durrës.
Kapja e të kërkuarit është kryer dje në mesditë në të dalë të Vorës, kur agjentët e njësisë operacionale kanë ndaluar të kërkuarin në mënyrë të befasishme. Ai udhëtonte me një automjet të markës "Mercedez-Benz", në ngjyrë të kuqe dhe me targa Kosove në shoqërinë e dy personave të tjerë. Në pak sekonda i kërkuari është gjendur i prangosur nga dy agjentë, të cilët e kanë mbërthyer dhe e kanë futur në një nga makinat e policisë. Bashkë me të edhe dy miqtë e tjerë të të kërkuarit, janë ndaluar dhe janë dërguar në ambientet e rajonit të policisë së Vorës dhe më pas në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndaj Kastriot Fejzullait, policia ka kryer veprimet rutinë të marrjes në pyetje, si dhe skanimit të gjurmëve identifikuese, ato daktiloskopike, fotografinë e tij si dhe elementë të tjerë të nevojshëm për identifikimin. I kërkuari gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se, nuk e dinte përse e kishin ndaluar kur po udhëtonte me makinë dhe se nuk kishte asnjë ide për shkakun e arrestimit. Këtë e ka mësuar nga oficerët e njësisë së vëzhgimit dhe operacioneve. "Je i arrestuar, pasi akuzohesh për vjedhjen e një sasi prej 50 mijë eurosh në autostradë", i kanë komunikuar hetuesit akuzën të dyshuarit. Pavarësisht kësaj, i arrestuari ka luajtur rolin e të paditurit. Pas komunikimit të masës së arrestit, ai është izoluar në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Veç tij për grabitjen e biznesmenit në autostradë, policia ka në kërkim edhe dy persona të tjerë të akuzuar për të njëjtën vepër penale. Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë kur i kërkuari, bashkë me dy persona të tjerë në kërkim, i kanë shpuar gomat e makinës një biznesmeni dhe më pas i kanë ofruar atij ndihmë. Sapo biznesmeni ka nisur të ndërrojë gomat, autorët e krimit kanë marrë rreth 50 mijë euro dhe sende me vlerë dhe kanë bllokuar makinën e tregtarit. Policia pas ngjarjes identifikoi tre të dyshuar për kryerjen e grabitjes, të cilët u shpallën menjëherë në kërkim. I arrestuari i djeshëm sipas policisë edhe më parë ka qenë i dënuar nga organet drejtësisë, për vjedhje të kryer në të njëjtën mënyrë edhe më parë. Pas arrestimit të personit të dyshuar, policia kaloi në Prokurorinë e Tiranës dosjen penale në ngarkim të Fejzullait. d.b