Arrestohet në Tiranë, kaloi në Itali 23 klandestinë
14/05/2005 TIRANË- Prangoset kreu i një linje trafikantësh. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë dje se nga punonjësit e Komisariatit nr.5, u kap shtetasi në kërkim Naim Doda, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Ky shtetas, sipas burimeve zyrtare, është shpallur në kërkim nga Komisariati i Shkodrës për veprën penale të “trafikimit të qenieve njerëzore”. Ndërkaq, burime nga Komisariati numër 5 thanë për gazetën "Metropol", se bëhet fjalë për linjën Shqipëri-Mali i Zi-Kroaci-Itali. Ky trafik, sipas këtyre burimeve, është zhvilluar një muaj më parë dhe është koordinuar në dy grupe. Njëri nga këto grupe përbëhej nga 5 persona, ndërsa tjetri nga 15. Gjithnjë duke iu referuar burimeve nga Komisariati numër 5, bëhet e ditur se shuma që klandestinët duhet të paguanin ishte 2.000 euro