E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Çmimin e tokës nuk e përcakton "Beketi", por ligji dhe qeveria

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka zhvilluar të
premten takime të hapura me banorë të fshatrave të komunave
të Qesaratit dhe Kurveleshit të Sipërm në rrethin e Tepelenës.
Gjatë një ballafaqimi me banorët e fshatrave Anëvjosë, Qesarat
dhe Iliras, toka bujqësore dhe trualli i të cilëve do të kalojë në proces
shpronësimi, sepse do të mbulohen nga ujërat e liqenit të hidrocentralit
të Kalivaçit, ministri Ruli ka sqaruar të gjitha pretendimet e tyre
lidhur me mënyrën e vlerësimit dhe çmimin e kësaj pasurie. "Hijet e
natës ju kanë mashtruar dhe ju kanë alarmuar para kohe në këtë periudhë
pragzgjedhjesh. Çmimin e tokës nuk e cakton kompania koncesionare
‘Beketi‘ që ndërton hidrocentralin, por e cakton ligji dhe vendimi
i qeverisë shqiptare. Të jeni të sigurt se as ju nuk do të jeni të përjashtuar
nga ky proces i rëndësishëm dhe përcaktues për fatin dhe jetën
tuaj, pasi ju jeni të detyruar të lini tokën, burimin kryesor të të ardhurave
tuaja", ka thënë Ruli në këtë ballafaqim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›