Arrestohet në Tiranë, shkaktoi aksident në Durrës
27/04/2005 TIRANË- Prangoset një 54-vjeçar me origjinë nga Kukësi e banues në Tiranë, pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, teksa shkaktoi një aksident. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, punonjësit e Komisariatit Nr.2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Durrësit u kap shtetasi në kërkim Gjon Staka, 54 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë. Ky shtetas, sipas policisë, është shpallur në kërkim nga Komisariati Nr.2, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i ngjarjes”, vepër penale e parashikuar nga nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal. U ekzekutua vendimi i Gjykatës.