E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga në Rinas kosovarit, kërkohej për falsifikim

27/04/2005  TIRANË- Arrestohet në Rinas kosovari që kërkohej për falsifikim dokumentesh. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë dje se nga punonjësit e Komisariatit të Policisë së Rinasit u kap shtetasi në kërkim Sherif Beqiri, lindur e banues në Kaçanik të Kosovës. Ky shtetas, sipas burimeve të policisë, është shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Durrës, për veprën penale të “falsifikimit”. U njoftua Komisariati i Policisë së Durrësit për veprime të mëtejshme dhe Beqiri fillimisht u dërgua në këtë qytet, ku do të vuaj edhe dënimin për veprën penale që ka konsumuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›