E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindeshin për pronën, i vë zjarrin shtëpisë së fqinjit

27/04/2005  TIRANË- Motivet e pronësisë bëhen shkak që një qytetar i lagjes së "Ali Demit", në Tiranë t i vërë zjarrin shtëpisë së fqinjit. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur dy ditë më parë dhe si shkaktar i saj është identifikuar Xhafer Dervishi, 54 vjeç. Shtëpia e djegur nuk ka dëme të mëdha materiale, ndërsa Dervishi është vënë nën pranga. Dy ditë më parë prona solli sërish sherr në familje. Kësaj radhe janë mjaftuar vetëm kërcënime dhe shkrehje armësh mes vëllezërve në Vaqarr. Sipas policisë, Skënder Shkreta kanosi me armë vëllain e tij për dynymët që kishin dhe kushëriri i tij, Lulëzim

Shkreta, i ka fshehur armën e tipit automatik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›