E Diel, 1 Nëntor 2026

Për një javë fitonte lirinë, vdes në Spitalin e Burgut

27/04/2005  TIRANË- Trompoza i merr jetën një 31-vjeçari në Spitalin e Burgut. Do i duhej edhe një javë gjykim i përkohshëm dhe ai do të fitonte lirinë e merituar, pasi, sipas burimeve të Gjykatës së Korçës, Renato Nazari, 31 vjeç, lindur dhe banues në këtë qytet, do të shpallej i pafajshëm. Nazari ka mbërritur me urgjencë nga Korçë në Spitalin e Burgut, në orët e vona të së hënës dhe pas ndërhyrjeve të shumta të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte, pasi ai, sipas ekspertëve ligjorë të morgut të Tiranës, kishte ndërprerje të qarkullimit të gjakut në arterie, çka i kishte shkaktuar trompozë. Ai u dërgua ditën e sotme pranë familjes, ku do të përcillet për në banesën e fundit. Burime nga burgjet thanë se 31-vjeçari akuzohej si shkaktar i një aksidenti, ndërsa autoritetet policore të Korçës kishin mundur të gjenin autorin e vërtetë. Me mbarimin e procedurave ligjore, ai do të shpallej i pafajshëm e do të fitonte lirinë. Ky është rasti i dytë për disa javë i vdekjeve të të burgosurve në spitali, ku dy javë më parë vdiq një i dënuar nga Yzberishti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›