E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i policisë takim me Avokatin e Popullit të Vojvodinës

27/04/2005  TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, takon Avokatin e Popullit të Provincës Autonome të Vojvodinës, Petar Teofiloviç, ku ndër temat kryesore të bisedimeve përmenden fazat e bashkëpunimit dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy homologëve. Ombusmani i Vojvodinës, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, dhe stafi i tij janë duke realizuar një vizitë miqësore në vendin tonë me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe në këtë pikpamje u interesuan mbi bashkëpunimin që ekziston mes Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe Policisë Shqiptare. Në emër të Institucionit të Avokatit të Popullit të Shqipërisë, Jorgo Dhrami vlerësoi bashkëpunim serioz dhe ligjor që ekziston mes institucionit që ai përfaqëson dhe Policisë së Shtetit. “Shumë nga delegacionet e huaja janë çuditur nga marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit mes Policisë dhe institucionit të Aokatit të Popullit, pasi në ato vende mungon ky bashkëpunim dhe kjo përbën një meritë të Policisë Shqiptare me të cilën ne bashkëpunojmë çdo ditë”, theksoi zoti Dhrami. Ndërsa Ibraj ka përmendur punën e policisë dhe ndëshkimet ligjore “S’ka rast të evidentuar që të mos jetë vepruar në mënyrë institucionale”, theksoi Zoti Ibraj. Bashkëpunimi i ngushtë në mënyrë institucionale dhe me shtetet fqinje, siç është rasti i fundit në takimin e zhilluar me homolgun Grek, sipas Ibrajt ka sjellë zhvillime trë rëndësishme. Pjesë e bisedës ishte dhe materiali përgjithësues mbi shkeljet ligjore të kryera nga punonjësit e policisë dhe masat e marra ndaj tyre, një material prej rreth 93 faqesh ku pasqyrohen të gjitha rastet specifike mbi abuzimet e kryera e masat administrative e ligjore të marra ndaj personave përgjegjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›