E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre persona me makinë rrahin një banor të Kombinatit

27/04/2005  TIRANË- Rrihet me sende të forta një banor i Kombinatit. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, e cila tha se "Në datën 25.04.2005, rreth orës 03.00 shtetasi Ylli Merkohasani, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit Nr.6 në Tiranë se është kërcënuar dhe goditur me sende te forta nga shtetasi Ilirjan Neza. Sipas tij ky shtetas ka qenë me një automjet tip “BM˔, së bashku me disa persona të tjerë në momentin e ngjarjes". Ndërkaq, krerët e këtij komisariati kanë marrë masat përkatëse dhe pas këtij kallëzimi, rreth orës 06.00 të datës 25.04.2005, policia ka ndaluar në rrugë automjetin e lartpërmendur dhe ka bërë shoqërimin e Ilir Nezës, 45 vjeç, Altin Krasniqit dhe Kastriot Shaqiri, të tre banuesa në Lagjen Kombinat, Tiranë. Këta persona, sipas Katragjinit, janë lënë të lirë brenda të gjitha afateve që përcakton ligji për shoqërimin e shtetasve në polici. Materialet e çeshtjes i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit, ndërsa automjeti, tip “BM˔ me targa “TR 8777 I”, është bllokuar dhe po verifikohet dokumentacioni i tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›