E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në Kanada, sillet në Tiranë për varrim

27/04/2005  TIRANË- Varroset në qytetin e tij një 45-vjeçar që kishte humbur jetën në Toronto të Kanadasë. Në orët e pasdites të së hënës, familjarët pritën në Rinas trupin e pajetë të Eduard Levanait, 45 vjeç, lindur në Tiranë e banues në qytetin e Torontos, në Kanada. Sipas burimeve nga morgu i Tiranës, Levanai kishte humbur jetën disa ditë më parë nga shkaqe ende të pasqaruara nga autoritetet shqiptare, ndërsa procedurat e tërheqjes së trupit të tij kishin nisur para disa ditësh. Mes dhimbjeve e lotëve, të afërmit e tij, pasi tërhoqën trupin e pajetë në Rinas, e dërguan fillimisht në shtëpinë e tij, pranë lagjes së "Oxhakut" në Tiranë. Më pas u zhvillua ceremonia mortore dhe Eduard Levanain, 45 vjeç, e dërguan në banesën e tij të fundit mes lotëve të të afërmve të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›