E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet në doganë vrasësi nga Lushnja

02/06/2005  Kapshticë– Afrim Arapi 33-vjeçari, banor i qytetit të Lushnjës, është arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes. Për këtë arsye, forcat policore të Korçës në bashkëpunim me ato të komisariatit të policisë Lushnjë e kanë shoqëruar të arrestuarin drejt qytetit të lindjes, nën masa të forta sigurie. Sipas burimeve policore të Korçës, Afrim Arapi, i akuzuar për veprën penale të vrasjes, kishte mundur të largohej nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›