E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biznesmeni i kafesë dërgohet në Tiranë

02/06/2005  Sarandë- Pas plagosjes me armë zjarri një ditë me parë në hyrje të banesës së tij biznesmeni i kafesë në qytetin e Sarandës Sokol Leka, ështëv transportuar në gjendje koma, për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjekët e spitalit “Petro Nako” në Sarandë thanë se Leka është dërguar për një kurim më të specializuar mjekësor. Në spitalin e Sarandës ai qëndroi 36 orë, por shëndeti ju rëndua edhe më shumë mesditën e së mërkurës, duke bërë të pamundur qëndrimin në spitalin e Sarandës. Sokol Leka, biznesmen i njohur në Sarandë, u plagos nga një person i maskuar mbrëmjen e së martës, në afërsi të apartamentit të tij, në lagjen nr.4 të Sarandës. Sipas burimeve policore ende nuk ka një pistë të qartë për hetimin e ngjarjes së mësipërme, ndërkohë që biznesmeni Leka njihet nga qytetaret si njeri korrekt dhe i padënuar më parë nga organet ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›