E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fëmijët e “Ndre Mjedës” festojnë me jetimët

02/06/2005  1 Qershori

SHKODER - Me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda“ të qytetit të Shkodrës, përveç gëzimit që kanë pasur për vete në këtë ditë, kanë menduar edhe për fëmijët e “Shtëpisë së Fëmijës” në Shkodër. Për këtë vetë nxënësit e kësaj shkolle, nën kujdesin edhe të mësuesëve të tyre kanë organizuar një aktivitet festiv në ambientet e jetimëve, ku përveç shkrirjes së kësaj feste në një të vetme për të gjithë fëmijët e pranishëm në atë ambient festiv, vetë nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” kanë shpërndarë dhurata për bashkëmoshatarët e tyre në Shtëpinë e Fëmijës, duke u bërë kështu një shembull mjaft i mirë për të gjitha shkollat e tjera të qytetit të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›