E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biznesmenët rrahin policët e bashkisë

02/06/2005  POGRADEC - Dy policë të Bashkisë së Pogradecit janë bërë “pre” e dhunës së biznesmenëve pogradecarë, për shkak të detyrës. Kjo ngjarje është bërë e njohur nga burimet policore të Pogradecit, të cilat pohuan për gazetën “Metropol” se, Gëzim Mehmetllari dhe Nesti Gjoka, punonjës policie pranë Bashkisë së Pogradecit, janë goditur nga biznesmeni Oli Lilo, i cili është ndihmuar edhe nga dy bashkëqytetarë të tjerë, të cilët kishin patur të njëjtat interesa me ato të Lilos. Lilo, si pronar lokalesh në ketë qytet, është gjetur nën presionin e policëve të bashkisë për të mos nxjerrë tavolinat në trotuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur Mehmetllari dhe Gjoka ndodheshin në shëtitoren e këtij qyteti, në lagjen nr 1. Përpara u ka dalë Oli Lilo, i cili, i ndihmuar dhe nga dy të tjerë, kanë sulmuar punonjësit e policisë së bashkisë. Ndërkohë nga të dëmtuarit është bërë denoncimi në polici, ku është sqaruar edhe shkaku i rrahjes së tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›