E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet një granatë pranë hotel “Rozafës“

02/06/2005  Gërmonin puntorët

SHKODER - Gjatë orëve të para të paradites së djeshme disa punëtorë, teksa po gërmonin për të filluar punime në një pjesë të tokës, pranë hotel “Rozafës”, kanë vënë re një objekt metalik, për të cilin kishin dyshuar se mund të ishte një bombë. Menjëherë këta punëtorë kanë lënë punën dhe kanë lajmëruar forcat e policisë për objektin metalik të dyshuar dhe kanë kërkuar ndihmën e tyre për ta verifikuar atë. Shumë shpejt uniformat blu të komisariatit të Shkodrës, së bashku me ekspertin e tyre kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hequr me kujdes objektin metalik. Pas verifikimit të bërë nga ana e ekspertit është arritur në përfundimin se objekti metalik i gjetur nga punëtorët, ishte një granatë e çaktivizuar dhe pa fitil, e cila duhej të kishte vite që gjendej aty.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›