Rrufeja vretë poshtë qershisë nënën dhe vajzën 13-vjeçare

02/06/2005 Ishin duke punuar në arë, u futën poshtë pemës për t’i shpëtuar shiut e breshërit
KORÇE - Nënë e bijë kanë mbetur të vdekura nën një pemë, të goditura nga rrufeja, në një mot me shi të rrëmbyeshëm.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kamenicë, të rrethit Korçë. Edhe pse kishin qenë të shtrënguara fort njëra pas tjetrës, të mbuluara me një copë plastams, shkarkesa natyrore i kishte ndarë, duke i hedhur larg pemës, ku ishin strehuar për t’u mbrojtur.
Sipas dëshmitarëve okularë, e para që kishte gjetur vdekjen kishte qenë vajza e vogël, që shkonte në klasën e shtatë, ndërsa nëna e saj kishte patur jetë edhe disa minuta më pas nga e bija. Duket se nëna 35-vjeçare kishte tentuar të thërriste, por kjo gjë ka qenë e pamundur për të, pas goditjes nga rrufeja. Në çastin që u gjet e vdekur, gjuha e saj kishte ikur poshtë.
Vdekja e dy njerëzve nga e njëjta familje ka tronditur gjithë banorët e fshatit Kamenicë. Përcjellja e tyre për në banesën e fundit është kryer nga një mori e madhe njerëzish.
Ngjarja tragjike
Rreth orës 16.00 të së martë, nëna 35-vjeçare Elvira Lika së bashku me bijën e saj 13-vjeçare, Ledjana Lika, kanë shkuar në bahçen e tyre, të mbjellë me qershi, për të punuar tokën. Befas ka nisur një shi i rrëmbyeshëm, i ardhur nga Mali i Llofkës, i shoqëruar me krisma të frikshme rrufeje. Elvira, nëna e vajzës, e trembur nga stuhia e shiut, që po shoqërohej edhe me breshër, ka dashur të mbrojë vajzën e saj dhe për këtë arsye kanë shkuar poshtë një peme.
Sipas bashkëfshatarëve të viktimave, mësohet se gjatë kësaj kohe u dëgjua një krismë rrufeje që tronditi fshatin. Pikërisht kjo duhet të ketë qenë edhe koha kur nënë e bijë kanë humbur jetën. Askush nuk e dinte ç’kishte ndodhur me to, thonë të afërmit e saj dhe për këtë arsye askush nuk u shkoi t’u jepte ndihmë.
Ndërsa mendohet se nëna e vajzës ka vdekur më pas, vetëm dy viktimat e dinë se sa janë përpjekur të kërkojnë ndihmë, nëse kanë dashur të thërrasin, por askush nuk i dëgjonte.
Shiu, që nisi krejt papritur, zgjati të paktën 30 minuta, thonë familjarët e viktimave, por gjatë kësaj kohe askush nuk doli nga shtëpia, sepse jashtë dëgjoheshin vetëm shkrepëtima dhe breshëri që përplasej fuqishëm pas dritareve.
Nënë Elvirës nuk kishte kush t’i vinte në ndihmë, pasi në shtëpi kishte lënë një vajzë dhe një djalë të vogël, në klasë të dytë. Dy fëmijët e kishin të pamundur të dilnin jashtë dhe për më tepër nuk e dinin se nëna dhe motra e tyre kishin vdekur.
Vetëm kur kishte pushuar stuhia, ai që ishte nisur drejt kopshtit kishte qenë djali i saj 9 vjeç, Jenisi, që kishte shkuar për t’i parë.
Djali 9-vjeçar
Fëmija 9 vjeç, i quajtur Jenis, sapo kishte hyrë në kopsht, kishte parë se nëna e tij dhe e motra kishin mbetur të shtrira poshtë një peme, ndërsa plastmasi, me të cilin kishin qenë mbështjellë, qëndronte mes të dyjave.
Kur ishte afruar, kishte vënë re se si e ëma ashtu dhe e motra ishin krejtësisht të nxirra në fytyrë. I ishte afruar nënës dhe se motrës, duke i thirrur sa njërës aq edhe tjetrës, por askush prej tyre nuk përgjigjej. Për më shumë, Jenisi nuk kuptonte se ç’mund të kishte ndodhur me njerëzit më të dashur të tij, por, sidoqoftë, kishte parandjerë tragjedinë.
Nuk mund të kërkonte dot ndihmën e babait të tij, Nesmirit, sepse i ati kishte vetëm dy ditë që ishte nisur për ne Greqi, në Larisë. Nga i ati mbante mend vetëm puthjen e përcjelljes.
I tmerruar u ndal në shtëpitë e para të fshatit dhe kërkoj ndihmën e bashkëfshatarëve të rritur.
Fëmija thotë se, u sulën të gjithë për ta ndihmuar, por askush prej tyre nuk mundi t’i sillte në jetë nënën dhe motrën.
Ato ishin ndarë nga jeta.
Ndihma e bashkëfshatarëve kishte qenë mjaft e vonuar.
Dëshmitarët okularë
Ata që shkuan për të ndihmuar Elvirën dhe bijën e saj, thanë, për gazetën “Metropol”, se viktimat ishin të karbonizuara.
Vajza e vogël, e cila kishte qëndruar e shtrënguar pas nënës së vet kishte mbetur po në atë pozicion, veçse e hedhur larg pemës. Ndërsa Elvira dukej disi më ndryshe në krahasim me shkallën e karbonizimit, por gjithsesi edhe ajo kishte humbur jetën.
Tregon Nesmir Lika, bashkëshorti dhe babi i viktimave
“Ju kisha premtuar se kur të kthehesha nga Greqia do të shpërnguleshim në Korçë”
Nesmiri, i shoqi i Elvirës, krejtësisht i tronditur, me një pamje të hutuar, tregon se kishte vetëm dy ditë që ishte ndarë nga familja, sepse ishte nisur në drejtim të Greqisë për të punuar. Ai kujton se si ishte ndarë me fëmijët e tij dhe me bashkëshorten, se si u kishte premtuar se kur të vinte nga Greqia do t’u sillte dhurata.
Madje, u kishte premtuar se shumë shpejt ai do t’i shpërngulte për në Korçë në kërkim të një jete më të mirë.
Por nuk kishte shumë që kishte mbërritur në qytetin e Larisës, kur një zile telefoni që nuk pushonte e kishte bërë të dridhej. I kishin thënë se kishte vajzën të sëmurë dhe duhej të kthehej me patjetër në shtëpi.
“Zëri që më tha, tregon Nesmiri, kuptohej qartë se kishte ndodhur diçka, pasi ndihej dridhja. Zëri qante, tha ai. U nisa urgjentisht për këtu, por gjeta në shtëpinë time dy të vdekur”. Më tej, Nesmiri e ka të vështirë të flasë.