Konflikti mes familjeve, rrihet 19-vjeçari
02/06/2005 Korçë- Konflikti mes dy familjeve pasohet me rrëmbim dhe rrahje të 19-vjeçarit Arben Spajo. Autori, sipas policisë, është 35-vjeçari Ardian Çollaku. Ngjarja ka ndodhur pas mesditës në qendër të Korcës. I riu, sipas denoncimit, është rrëmbyer me forcë dhe është futur në një “Benz” me targa të huaja. Ai është kërcënuar dhe me vdekje, për shkak të një konflikti që familjet kishin me njëra-tjetrën. Viktima ka bërë kallëzim në prokurori.