Arrestohet nga policia 31-vjeçari, tentoi të shtypte dy persona
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet si autor i një vrasjeje të mbetur në tentativë. Sipas burimeve, nga policia Artur Prenga, lindur në Rubik dhe banues në Tiranë, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më 28 nëntor të këtij viti, në rrugën "Shemsi Haka", kur ai tentoi të vrasë me anë të përplasjes me kamionin e tij Lulzim Zeqajn dhe Shpëtim Myrton, të cilët ishin duke udhëtuar me automjetin tip "Mitsubishi Pajero Sport". Pas kryerjes së këtij akti, 31-vjeçari Prenga është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u përplasur më pas me autobusin e linjës Uzina e Autotraktorëve-Qendër. Ditën e djeshme uniformat blu kanë arritur që ta arrestojnë atë, duke e shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të marrë masën e arrestit.