E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca; Trafiku i prostitucionit, 34 vjet burg e 14 milionë lekë për babë e bir

Të akuzuar për trafik prostitucioni në bashkëpunim, për babë e bir të pandehur, nga Fieri, prokurorët e Krimeve të Rënda kërkuan dje deklarimin fajtorë dhe dënimin me 34 vjet burg dhe 14 milionë lekë. Dy të pandehurit kanë mohuar akuzat, ndërkohë që si provë e rëndësishme janë konsideruar prej akuzës deklarimet e dhëna në Belgjikë para gjyqtarëve, prokurorit dhe avokatit nga njëra prej denoncueseve, Silvana K. Gruaja ka denoncuar Astrit Patën si mashtruesin dhe tutorin e saj, për të cilin prokurori kërkoi dënimin me 16 vjet burg e 7 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që si tutor të dytë në Belgjikë, Silvana K. ka denoncuar djalin e të pandehurit, Nelgert Pata, për të cilin prokurori kërkoi dënimin me 18 vjet burg dhe 7 milionë lekë gjobë. Dy të pandehurit kanë mohuar akuzat e prokurorëve, madje duke kërkuar të dëshmojnë para gjykatës edhe bashkë të pandehur të tjerë të këtij procesi, të cilët tashmë kanë fituar lirinë. Denoncuesja akuzoi të pandehurit se e kanë kërcënuar për rrëmbimin e vajzës nëse nuk tërhiqte denoncimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›