E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna dhe e bija vdesin në aksident

13/12/2008  Shpëton djali

KEFALONIA- Moti i keq që ka përfshirë rajonin shënoi viktimat e para shqiptare në Greqi. Dy pjesëtarë të një familjeje nga Shqipëria kanë humbur jetën dje në shtetin helen, teksa mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin grek Kefalonia, ku tre persona të një familje po udhëtonin me një automjet, teksa kanë pësuar një aksident automobilistik. Sipas policisë, makina drejtohej nga një 16-vjeçar pa patentë, ndërsa e ëma dhe e motra ishin pasagjer. Për pasojë makina ka rënë në det, duke i marrë jetën 40-vjeçares Alina Aliaj dhe të bijës, 18-vjeçares Angjelina Aliaj. Nga aksidenti ka mundur të mbijetonte vetëm 16-vjeçari që ndodhej në makinë. Ndonëse kalimtarët e rastit u përpoqën t’i dërgonin në spital, ato nuk mundën të mbijetonin. Shkak i këtij aksidenti të rëndë mësohet të jetë moti i keq dhe pakujdesia e 16-vjeçarit gjatë drejtimit të mjetit, me të cilin udhëtonte me të ëmën dhe motrën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›