Shqiptarët nisen për në haxh

Gjatë ditës së sotme, mbi 300 haxhinj nga Shqipëria u nisën drejt Arabisë Saudite.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për herë të parë pas 20 vitesh demokraci, ka organizuar këtë vit Haxhin 2011 vetë si institucion, duke bërë të mundur, që përgjegjësia e këtij organizimi kaq të rëndësishëm dhe delikat të jetë tashmë institucionale dhe zyrtare e KMSH-së.
Me këtë rast është organizuar edhe një ceremoni modeste në aeroportin e Rinasit për nder të haxhinjve nga e gjithë Shqipëria dhe nga Mali i Zi, të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, në Arabinë Saudite, për kryerjen e haxhit të këtij viti. “Në fjalën e tij, kryetari i KMSH-së H. Selim Muça, u ka kërkuar hanxhinjve që të bëjnë sa më shumë dua për veten e tyre, familjen, vendin tonë, popullin shqiptar e në veçanti për myslimanët, për t’i begatuar Allahu me të mirat e Tij të pafundme.
Ai gjithashtu është lutur për ta, duke i uruar rrugë të mbarë, udhëtim të lehtë dhe Haxh të pranuar drejt vendeve të shenjta”, bëri të ditur Komuniteti Musliman. Delegacionin e Haxhinjve të vitit 2011 nga Shqipëria dhe Mali i Zi, e kryeson nënkryetari i KMSH-së H. Bujar Spahiu, i shoqëruar me udhërrëfyesit e haxhit, të cilët janë punonjës të Komunitetit, si myfti, drejtorë, etj. Për të gjithë hanxhinjtë janë shpërndarë ihramet, revista “Haxhi dhe Kurbani”, libri “Udhëzues për Haxhin”, numra telefonikë të Arabisë Saudite, etj.
Haxhinjtë e këtij viti janë nisur me dy avionë charter, duke fluturuar direkt për në Xhiddeh. Haxhi apo Pelegrinazhi, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarit Islam.
Haxhi është një obligim fetar për çdo musliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryejë atë, të paktën një herë në jetën e tyre, nëse mjetet financiare lejojnë.
Prej 14 shekujsh, muslimanët mblidhen në Mekë duke ndjekur shembullin e profetit të tyre, Muhamedit alejhi selam (paqja qofte mbi të), dhe duke rikujtuar historinë e profetëve Ibrahim (Abraham) dhe birit të tij Ismailit (Ishmael).
Në ditën e Arafatit, dita e 9 e muajit të Dhul-Hixhes, të gjithë pelegrinët mblidhen në rrafshin e Arafatit, 6 milje jashtë Mekës në një ditë lutjesh dhe adhurimi për Zotin. Të nesërmen e kësaj dite, festohet dita e Kurban Bajramit. /S.Ll/Start/
2011-10-27 16:44