Arrestohet një i ri për dezertim
31/05/2005 SARANDE - Pasditen e së dielës është arrestuar në komunën e Ksamilit shtetasi Besnik Qejvani. Sipas burimeve zyrtare nga komisariati i policisë në Sarandë bëhet e ditur se ndalimi i tij është kryer, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të shërbimit të detyruar ushtarak. Ai ka dezertuar nga radhët e ushtrisë një vit më parë dhe ishte larguar për në shtetin fqinj, Greqi. I riu kishte dy dite që ishte kthyer nga emigrimi njëvjecar. Qejvani, 22 vjeç, ishte shpalluar person në kërkim dhe ishte dënuar me 8 muaj heqje lirie për veprën penale të lartpërmendur nga gjykata e Gjirokastrës, ku ishte duke kryer shërbimin ushtarak.