I dashuri i rreh burrin, vetë e plaçkit dhe e braktis

31/05/2005 Pesë ditë më pas kërkon gruan e zhdukur, denoncon dhunën e “mikut” të saj
KORÇE - Një i dyshuar, si i dashuri i gruas, rreh, brenda në shtëpinë e tij, të zotin e shtëpisë. Të nesërmen e kësaj, viktimën e të dashurit e grabit edhe vetë bashkëshortja, e cila arratiset në çastin kur burri i saj po mjekonte plagët e dhunës. Ky është “fati” i 32-vjeçarit Petrit Amati, tashmë i vënë në kërkim të gruas që prej pesë ditësh.
Ngjarja
Sipas burimeve të policisë së Korçës, mësohet se bashkëshorti fatkeq ka mbetur i dëmtuar rëndë nga rrahja e një të njohuri të familjes së tij, disa net më parë, aq sa është rrëzuar përdhe në hyrje të dhomës, pa ndjenja. Pas kësaj, të nesërmen e ka braktisur edhe gruaja, duke e grabitur me gjithçka kishte, edhe pse familja e tyre ishte mjaft e varfër, duke lënë kështu bashkëshortin e saj jo vetëm të braktisur dhe të tradhtuar, njëkohësisht, por edhe pa asnjë mjet jetese.
Por, edhe pse provoi mjaft dhunë, zhgënjime dhe tradhti bashkëshortore, Petrit Amati, nga fshati Moravë i Korçës, që prej 5 ditësh është vënë në kërkim të bashkëshortes së tij, Adriola Kumria, e cila u largua në mënyrë të papritur, pa lënë asnjë gjurmë, pasi ishte rrahur dhe gjakosur i shoqi, një natë më parë.
I ndodhur në këto rrethana, 32 vjeçari nga Morava, pasi është lodhur në kërkim të gruas së tij, ditën e hënë, së bashku me vjehrrin e tij, Shaban Kumria, ka vënë në dijeni policinë e Korçës, për gjithçka që kishte ndodhur me gruan e tij, duke kërkuar gjetjen e saj dhe kthimin të gjithçkaje që është e tij.
Bashkëshorti i Adriolës mendon se gruan e tij mund ta shfrytëzojnë për prostitucion në vendet fqinj, duke e mashtruar atë.
Denoncimi
Petrit Amati është paraqitur dje në Komisariatin e Policisë së Korçës, në një gjendje mjaft depresive, i tronditur nga rrahja, zhgënjimi dhe tradhtia bashkëshortore, ku ka denoncuar largimin e gruas së tij nga shtëpia dhe grabitjen që ishte kryer nga vetë Adriola. Sipas denoncimit që ka bërë në polici, Amati ka deklaruar se në çastin e largimit të bashkëshortes nga shtëpia, ishte parë nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i kishin thënë se gruaja e tij ishte larguar më një automjet taksi.
Amati ka kërkuar gjetjen e saj prej uniformave blu, me qëllim për të mësuar rrethanat e largimit të saj, sepse ai e shikon si mjaft të dyshimtë këtë lloj braktisjeje. Njëkohësisht, në polici ai ka dhënë emrin e një personi, i cili e kishte rrahur në mbrëmjen para zhdukjes së bashkëshortes, ndërsa gruaja e tij ishte larguar në mëngjes, kur ai nuk ndodhej në shtëpi.
Nga goditjet që kishte marrë nga i njohuri i familjes Amati, ka pohuar se është rrëzuar përdhe, duke mbetur pa ndjenja. Gjithsesi, Amati dyshon se gruaja e tij mund të jetë mashtruar me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Për këtë arsye, ka kërkuar që gruaja e tij të mos largohet përmes doganave në vendet fqinj, duke u shprehur se, nëse Adriola do vërtet një tjetër, le të shikojë punën e saj, por, gjithsesi, sipas 32-vjeçari gjithçka duhet sqaruar.
Petrit Amati, dyushon se bashkëshortja mund të jetë rrëmbyer për qëllime trafikimi
Gruaja që desha dhe e rrëmbeva, më plaçkiti e më braktisi
KORÇE - Petrit Amati, i lindur në fshatin Bratile të Gramshit dhe i vendosur vitet e fundit në Moravë të Korçës, tregon për gazetën “Metropol” se, me Adriolën ishte martuar me dashuri, madje duke e rrëmbyer atë nga qyteti i Gramshit, ku ajo jetonte. Pas zhdukjes, 32-vjeçari, duke shpresuar se do ta gjente Adriolën, ka telefonuar në shtëpinë e prindërve të saj në Gramsh, por edhe këta të fundit nuk kanë patur asnjë dijeni. Në këto kushte prindërit e Adriolës, të alarmuar, kanë mbërritur urgjentisht në Korçë, për të mësuar për fatin e vajzës së tyre, por ikja e saj ka mbetur ende pa asnjë gjurmë.
Si e keni njohur Adriolën?
Jemi njohur dhe dashurur në Gramsh, rreth një vit e gjysmë më parë. Jo vetëm kaq, por unë e kam rrëmbyer Adriolën dhe të dy bashkë vendosëm dhe u vendosëm në Moravë të Korçës.
Ku jetonit në Moravë?
Aty gjetëm një shtëpi, ku jetonim me qira.
Si ka qenë jeta juaj bashkëshortore?
Gjatë kësaj kohe, nuk kemi patur asnjë kontradiktë apo mosmarrëveshje. Unë e adhuroja Adriolën time.
Keni dijeni për ndonjë të dashur të mundshëm të bashkëshortes tuaj?
Nuk e di, nuk jam i sigurt se ajo mund të ketë pasur ndonjë të dashur.
Si ndodhi që juve ju dhunan në shtëpinë tuaj?
Mbrëmjen para se të ndodhte ikja e bashkëshortes nga shtëpia, një person trokiti në derë. Ishte i dehur, dhe për këtë arsye i kërkova të largohej nga shtëpia, por ai jo vetëm që nuk u bind, por më goditi me kokë në hundë. Pas kësaj u rrëzova përdhe pa ndjenja, i gjakosur, pa mundur të marr vesh se ç’ndodhi më pas.
Po gruaja kur ju braktisi?
Në mëngjes, shkova në urgjencën e spitalit, ku u mjekova. Ndërsa u ktheva në shtëpi, rreth orës 16.00, pashë çelësat e shtëpisë të vendosura në derë. Me të hyrë brenda, vura re se shtëpia ishte zhveshur nga gjithçka, madje mungonin edhe lekët që kisha rezervuar. Dola ta kërkojë nëpër fshat, por bashkëfshatarët më thanë se e kishin parë të largohej me një taksi. Kam frikë se mund ta shfrytëzojnë për trafikim në vendet fqinj.