E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga dy shumë të kërkuarve

31/05/2005  FIER - Policia e komisariatit të Fierit ka vënë në pranga dy

shtetas shumë të kërkuar. Burimet nga policia e Fierit shprehen për gazetën se është vënë në pranga shtetasi Lulzim Alla, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kallm i Vogël Fier, pasi kërkohej prej një muaji prej uniformave blu. Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesë. Mbi të gjykata e Fierit kishte marrë vendim të formës së prerë gati një muaj më parë. I arrestuari tjetër ka qenë Besnik Dovle, lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen "Sheq i madh" Fier, Dovle, 23 vjeç, ishte shpallur person në kërkim për veprën penale të falsifikimit të vizave dhe pasaportave. I.M

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›