E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si të marrësh patentën e re

31/05/2005  Nga gjendja civile deri në Drejtorinë e Transportit për patentën e re duhen 10 mijë lekë të vjetra dhe dy ditë punë

Duke filluar që në gjysmën e parë të muajit qershor, të gjithë qytetarët që dëshirojnë të pajisen me dokumentacionin e ri pas kalimit të provave për drejtimin e automjeteve, ose për rinovimin e Lejes së Drejtimit, mund të drejtohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Kështu kushdo që kërkon të ndërrojë patenën e vjetër me një patentë të re, duhet më parë të kenë në një zarf disa dokumente, pa të cilat nuk është e mundur të bëhet zëvendësimi. Kështu, kushdo që kërkon të tërheqë patentën e re, mjafton të shkojë në Drejtorinë e Shërbimit Rrugor me patentën e vjetër me vete dhe një certifikatë me katër fotografi, vërtetimin e banimit si dhe një dokument të lëshuar nga policia, që kushton 6 mijë lekë të vjetra. Të gjitha këto dokumente do të dorëzohen në Drejtorinë e Shërbimit Rrugor dhe, pasi të paguajë 5 mijë lekë, mund të tërheqë patentën e re. Ndërkaq për ata që marrin patentën për herë të parë do t’u kërkohet të dorëzojnë pranë autoshkollave, certifikatën, vërtetimin e banimit, katër forografi dhe një një raport mjekësor me tri vula, që vërteton se aplikanti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq në drejtori bëhet e ditur se për të gjithë shtetasit që janë jashtë shtetit, do të bëhet e mundur tërheqja e patentës në të njëjtën mënyrë, pa qenë nevoja të paraqiten personalisht, por vetëm duke dërguar patentën e vjetër ndërkombëtare, ose një kopje të noterizuar të saj me një nga familjarët. Duket se më shumë të interesuar për tërheqjen e patentës së re janë emigrantët, të cilët përfitojnë dhe më shumë nga standardi i lartë i patentës së re, që e bën patentën e tyre ekuivalente me patentat e vendeve ku janë. Ndërkaq bëhet e ditur se procedurat e vjetra të rinovimit të patentave, në rastet kur ka humbur apo i ka skaduar vlefshmëria, janë eliminuar për të bërë më të lehtë rinovimin e tyre. Kjo do të thotë se nuk duhet të dorëzosh më një raport mjekësor me tri vula, në rast se të ka kaluar afati i mbajtjes 10 vjet të patentës apo ke kaluar moshën mbi 60 vjeç.

Kështu për të marrë patentën një shtetas duhet t’i drejtohet fillimisht gjndjes civile në minibashkinë e vet, ku duhet të marrë një certifikatë personale dhe një vërtetim banimi. Në rast se për një arsye shtetasi nuk banon atje ku ka gjendjen civile, duhet të marrë vërtetim nga pronari i shtëpisë ku jeton. Më pas duhet të përgatiten katër fotografi pasaporte dhe në fund duhet të tërheqësh një vërtetim nga Rajoni i policisë i lagjes. Kjo duhet për të konfirmuar se nuk je nën proces ose nën hetim nga policia. Të gjitha këto dokumente kanë një kosto materiale te 10 mijë lekë të vjetra, por, ndërkohë duhet patur parasysh se për të tërhequr të gjitha dokumentet e nevojshëm duhen edhe dy ditë punë.

Patenta e vjetër, e njohur në Maqedoni e Kosovë

Ministria e Transporteve ka bërë të njohur para pak kohësh se është punuar dhe është gati nënshkrimi i marrëveshjeve për të njehësuar patentën tonë me atë të vendeve fqinje. Sipas të dhënave është në proces dhe njehësimi i patentës me Greqinë. Vendet e mësipërme kanë lëvizjen më të madhe të shtetasve shqiptarë me automjetet e tyre dhe e bëjnë të nevojshme njehësimin e patentave dhe pranimin e tyre nga autoritetet vendore. Tratativat e Ministrisë për njehësimin e patentës janë bërë në kohën kur në qarkullim ishte patenta e vjetër dhe për të dalë jashtë shtetit duhet të përdorje patentën ndërkombëtare. Tashmë që në qarkullim po hidhet patenta e re, duket se tratativat me vendet e Rajonit do të jenë edhe më të lehta.

Dokumentet për të tërhequr patentën e re

Vërtetim banimi 50 lekë

Certifikatë 50 lekë

Fotografi 4 copë 250 lekë

Vërtetim nga policia 600 lekë

Patentën e vjetër

. Zyra e gjendjes civile

1- certifikatë 2- vërtetim banimi

. Rajoni i Policisë

Vërtetim nga Rajoni

. Drejtoria e Transportit Rrugor

Dorëzimi i gjithë dokumentacionit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›