Lëvizja e Delvinës.Musolini: Zogu shpëtoi nga ora fatale
31/05/2005 Pse Zogu nuk guxoi ta ligjërojë ekzekutimin e një serie të dënuarish me vdekje? Çfarë tha konsulli i përgjithshëm italian në Vlorë për kryengritjen e Delvinës? Cila ishte deklarata e Musolinit për mbretërimin e Zogut, për rrezikun e Lëvizjes së Delvinës? Italia nis planet agresive për aneksimin e Shqipërisë. Nënshkrimi i paktit midis Beogradit dhe Romës. Cilat janë deklaratat e Gjylbegut përpara trupit gjykues për faje politike? Ndërkohë që Qeveria greke, me anë të kryeministrit Metaksas, i kishte dhënë premtimin qeverisë shqiptare për mos me i pranue rebelët në tokën greke. Çfarë u tha në hetuesi për ndihmën ushtarake që do jepte Greqia dhe Jugosllavia?
Cili ishte roli i shteteve të huaja në kryengritjen e Delvinës? Italia, Greqia, dhe Jugosllavia- cili ishte pozicioni i tyre në turbullirat e politikës shqiptare në regjimin e Zogut? Cila ishte atmosfera e periudhës 1930 deri më 1939 në Shqipëri? Në këtë hark kohor u shënuan tre kulminacione që tentuan të trondisnin pushtetin e mbretit. A ndikuan këto në ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri?
Studiuesi Veli Haklaj pasi ka mbeldhur një material të pasur arkivor, duke u mbështetur mbi fakte të dokumentuara zbardh të plotë ngjarjen më të bujshme në kohën e qeverisjes së Zogut. E njohur si Lëvizja e Delvinës, Haklaj përmes protagonistëve, pranë oborrit të mbretit zbulon intrigat politike, armiqësitë dhe projektet e fshehta, të panjohura më parë nën qeverisjen e Zogut.
Roli i shteteve të huaja në kryengritjen e Delvinës
Pas shtypjes së kryengritjes së Fierit më 1935, “Zogu nuk guxoi ta ligjërojë ekzekutimin e një seri të dënuarish me vdekje. Karakteristike është se politikanët fashistë italianë, që kishin mundësuar vendosjen e Zogut si një veprimtar politik e shtetar, ndaj dhe e kishin mbështetur, nxorën përfundime nga kryengritja e Fierit për një ndërrim të mundshëm të tij. Siç vinte në dukje konsulli i përgjithshëm në Vlorë, Grande, “ndonëse lëvizja u shtyp, ajo tregoi se, padyshim, me pak organizim do të kishte patur sukses”.
Shefi i degës politike në ministrinë italiane të punëve të brendshme Di Stefano, i cili ndërmori një udhëtim inspektimi në Shqipëri, fill pas kryengritjes së Fierit, regjimit po i lëkundeshin këmbët… .
Vetë Musolini, i cili ndiqte me vëmendje ngjarjet në Shqipëri, duke qenë në një mendje me përcaktimin e nënpunësve të tij, prapëseprapë mendonte se ora fatale për Zogun nuk kish rënë ende.
Thjesht e gjithë kjo situatë duhej që ta detyronte atë të pranonte çdo lloj propozimi Italian.” (Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, fq.189-190)
“Nënshkrimi i aleancës italo-gjermane në tetor të vitit 1936, ku Gjermania hitleriane njihte rajonin e Mesdheut si zonë të ndikimit Italian, dhe politika e “mosndërhyrjes” që ndiqnin Anglia dhe Franca dhe Anglia, të cilat luanin rolin e “arbitrit” në politikën europiane, ndikuan së tepërmi tek Italia fashiste për përgatitjen e planeve agresive për aneksimin e Shqipërisë…
Vizita e Cianos në Jugosllavi dhe nënshkrimi në Beograd i paktit të miqësisë italo-jugosllave më 25 mars 1937, i cili kishte si objekt Shqipërinë, i treguan qeverisë fashiste të Romës, se Jugosllavia monarkiste nuk përbënte ndonjë pengesë serioze për realizimin e planeve të saj aneksioniste ndaj Shqipërisë… Sikundër dihet, plani agresiv më i preferuar i Italisë fashiste për pushtimin ushtarak të Shqipërisë, ishte organizimi i puçeve dhe lëvizjeve antizogiste, të cilat ajo do t’i përdorte si pretekst për ndërhyrje ushtarake në Shqipëri për të “rivendosur” rendin në bazë të traktatit italo-shqiptar të vitit 1927, dhe sidomos do t’i “përgjigjej thirrjes” që do t’i bënin “udhëheqësit” e lëvizjes për të ndërhyrë në Shqipëri.” (Enver Gaba, Lëvizja puçiste e Delvinës, fq 134-135, Studime Historike 3, viti 1977).
Këtij qëllimi i shërbeu dhe vizita e konti Cianos në Shqipëri më 28 prill 1937. “Prapa fjalëve të bujshme për miqësinë italo-shqiptare, konti Ciano dhe Xhovani Xhiro, vepruan në fshehtësinë më të madhe për të zgjeruar rrjetin e agjentëve në shërbim të Italisë dhe u caktuan atyre detyra të reja për përhapjen e mëtejshme të ideologjisë fashsite.” (Historia e Shqipërisë, vëll.II, fq.649)
Konflikti i lindur midis “të vjetërve” të Zogut dhe një ish-funksionari të lartë të administratës zogiste, Etemit dhe vëllait të tij, Ismetit që njihej si një intelektuale i afërt i oborrit mbretëror dhe i “të rinjve”, dhe synimi i tyre për organizimin e një “kryengritje antizogiste” në rrethanat e atëhershme ishte shumë e leverdisshme për qeverinë fashiste të Romës. Italisë fashiste i krijohej një rast i volitshëm për të përdorur zogistët e njohur Ethemin dhe Ismetin, si vegla kundër regjimit të Zogut. Ndërkaq, rrethanat ndërkombëtare për realizimin e synimeve aneksioniste të Italisë fashiste ndaj Shqipërisë, po bëheshin gjithnji e më të favorshme.” (Enver Gaba, Lëvizja puciste e Delvinës, fq.134)
Më poshtë po japim disa prej pohimeve të personave më të implikuar në kryengritjen e Delvinës, të bëra në hetuesi, komandat përkatëse të xhendarmërisë, si dhe para trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme për Faje Politike. Në deklaratën e tij, Gjylbegu pohon: “… Atë ditë, kur ishte dita e shtunë, ish-dit pazarit, në Delvinë kish ardhë Xhevdet Gjoleka me një ish-reshter Gjolekajsh. Këta coj i thirri Hetemi me sekretarin e Bashkisë Tepelenës dhe erdhën në dhomën tonë (në shtpinë e Et’hem Totos në Delvinë-shënimi im). Po ato fjalë që më tha mua vetëm i tha Xhevdetit në sy të të gjithëvet, i cili mbasi u mejtua e pyeti Hetemin se kjo pun ashtë e rregullume apo si e Fierit dhe mos ti napim raste me na u shkarkue italjanët në Shqipëri. Hetemi i tha varu pas mejet se Ismeti ka fol me konsullin italijan dhe i ka than neve nuk kemi kundërshtim pse të bëhet një revolusjon në Shqipëri, dhe Ismeti i paska than konsullit pse i jepni paret me i hangër 10.15 veta në Shqipëri. Aji qenka përgjigjë se sillni një qeveria tjetër që t’ju napim të tjerëvet. Xhevdeti mbas këtyre fjalëvet tha për hair na qoftë. Hetemi tha programi ashtë me marrë kalanë e Gjinokastrës me lirue të burgosunit e me i armatosë e drejtim Vlonën që të bëjmë front Vjosën e pastaj mësyjem Tiranën e Elbasanin... Çka mora vesh në udhëtim e sipër Hetemi dhe Ismeti këta jan marrë veshë me Italjan jo vetëm me ndrrue Qeverin por edhe Mbretin, dhe Hetemi imaxhinonte me i zen vendin Mbretit si kryetar Republike…” (F.157, V.1937, D.13/1, fleta 253)
Në deponimin e tij më 21 maj 1937, në burgun e Gjinokastrës, para prefektit Zef Kadarja dhe komandantit të Fuqive Ndjekëse, Major Bilal Nivica, Ali Nivica thotë: “… Toger Tajar Goxho më ka thënë edhe se Etehemi ka përkrahjen e Musolinit se konti Ciano nuk asht da mirë dhe nuk ka mbet dakort me qeverin e Tiranës.
Togeri më tha se gjashtë kasa me mucjone kanë ardhur prej Italie dhe na i ka dorëzue agjenti … konsulluer italjan i Sarandës.” (F.157, V1937, D13/1, fleta 260)
Kurse në deklarimet e bëra para hetuesisë më datën 11.6.1937, Ali Nivica pohon: “Etehemi ka qenë tepër i rezervuem dhe kështu mbasi dyshonte se unë nuk do tu bashkohesha me me qëllimet e tij, nuk më ka treguar nëse kishte ose priste ndonji ndihmë e të kuqvet në Vlonë, por mbasi më thoni se dikush prej të pandehurve ka deponue se në Vlonë priteshin dy vapour me armë dhe municione e do mendja që të kish pasur ndonji marrëveshje më ta tue qenë se me nji pushkë e pesë fishekë që ishin pajisur rrebelat aj ishte në gjende ta cmonte se lëvizja e tij do të dështonte.” (F.157, V.1937, d.13/1, fleta 264)
Ndërkohë që në deklarimet e datës 27.5.1937 në hetuesi, Ali Nivica pohon: „Atëherë ne shpartallimin e fuqive shoferi asaj maqine na tha, kur u kuptua se u sosën fishekët të kthejmë maqinën me duar, se drita nuk mund të ndezim, dhe të vemi në Gjinokastër të marrim municjon se 6 arkat municjon qi porositur Ismeti me anën agjentit konsullor Italian kan ardhur, po njeri nuk ia vuri veshin...Simbas deklaratës së Tajarit, Hetemi mbështetej në përkrahjen e Musolinit që me ndërmjetësim e General Parianit, qi Etemi e kishte shum mik kish hyrë në marrëveshje, më tha dhe se konti Ciano ka hikur i pakënaqur nga bisedimet qi u zhvilluan në Tiranë...” (F.157, V.1937, D.14, fleta 74)
Kurse në deklarimet e tij përpara hetuesisë së gjyqit të posaçëm për faje politike, më datën 29.5.1937, Shefqet Gjoleka pohon: “...Udhës kur ishim tue udhëtue më pat thanë Hetemi se kur të shkojmë në Vlonë do të na vinë dy vaporë ne nga dy mijë armë, nji nga Jugosllavia e tjetri nga Greqija, tue mos dhanë ma gjatë shkoqitje tjera...” (F.157, V.1937, D.14, fleta 100).
Më datën 31.05.1937, thirret për të dhënë shpjegime para hetuesisë i pandehuri Xhelal Ali Shtupani, i cili ndër të tjera ka deklaruar: “...Njani prej personave present pyti mbi politikën e jashtme. Etemi i tha se “marëveshja qi asht ban ë mes Italisë e Jugosllavisë, Italija nuk ka me sigurue ma gjana tjera vec ktyne qi ka sigurue. Në rast qi unë do të vija ngushtë kam me kërkue pushkë nga Jugosllavija qi kam shpresën ma të madhe me po nuk më dha Serbija kam me kërkue nga Italija e greqia mbasi kta mu kanë me më përkrah...” (F.157, V.1937, D.14, fleta 125)
Ndërkohë që në korespondencën e kryetarit Bashkisë Tiranës, Abidin Nepravishta, me Ministrin e Mbrendshëm, Musa Juka rezulton që më datat 15 dhe 16 prill konsulli italjan u takua dhe zhvilloi takime sekrete me Etmenin, ku kërkohet dhe të bëhen hetime të imta.
Këto takime i pohon dhe vetë Ismet Toto, në seancën e Hetuesisë, më datën 04.06.1937, kur thotë: “...Bisedimet tona me konsullin Italjan në Sarandë, s’kanë as pak lidhje me lëvizjen por janë bisedime akademike...” (F.157, V.1937, D.14, fleta 175).
Ndërkohë që në shkresën Nr.176/464 Res., datë 30.6.1937 të dërguar nga Prefekti i Gjirokastrës, Zef Kadarja, Ministrisë së Mbrendshme, përkatësisht Zyrës Sekrete, pasi përshkruhet gjendja psikologjike e të dënuarve me vdekje për kryengritjen e Delvinës, informohet:
“...Dje e ka vizituar familja Toto (Ismetin- shënimi im) dhe në prani të Drejtorit të Burgut. Zoja Ethemit i paska thanë të keshë kurajo edhe shpresë se Agjenti konsullor Italjan i Sarandës gjoja i ka dërgue fjalë se do t’i falet jeta...” (F.152, V.1937,D.35/2, fleta 1603).
Ndërkohë që Qeveria greke, me anë të kryeministrit Metaksas, i kishte dhënë premtimin qeverisë shqiptare për mos me i pranue rebelët në tokën greke. Por siç rezulton nga dokumentet arkivore, ky premtim nuk ishte mbajtur.
Në telegramin që konsulli shqiptar në Janinë i dërgon Ministrisë së Punëve të jashtme më datën 16.6.1937 theksohet: “...Rahmi Kamberi, Haki Rushiti, Nevruz Bello, gjenden në katundin Lopës të Çamërisë nën mbrojtjen e autoriteteve greke...”
Në shkresën e datës 17.6.1937, konsulli në Janinë i sqaron Ministrit të Punëve të Jashtme Z.Ekrem Libohova se: “...Në Filat, të shoqnuem miqësisht prej dy agjentave civila, t’arratisunit Rahmi Kamberi dhe Haki Rushiti, janë pritë me kafe e pije nga komandanti i Gjindarmërisë. Mbasi Hakiu e ka shpjegue gjatë ngjarjen e Delvinës, komandanti i ka thënë: “Keni fillue lëvizjen tepër shpejt! Kryengritja ishte caktue për 20 maj. Ne do t’ju ndihmojmë kurdoherë, sepse jemi të bindur se me ardhjen tuej në fuqie do të njifen të drejtat e krishteneve në Shqypnie. Por meqënëse Z. Metaksas qysh vjet u ka dhën fjalën italianëve se nuk do të përzihemi në punët e Shqipërisë, do të veprojmë në mënyrë që vendasit të kujtojnë se u ekspulsuat. Pra besoni fjalës së një oficeri, mos keni frikë dhe përgatituni për udhëtim”. “...Në javën e parë të Qershorit mandej ka ardhë në Filat edhe Nevruz Bello, i cili ka qenë pritë miqësisht nga autoritetet si të parë, e mandej dërgue në Lopës, pranë refugjatëve tjerë...”
(F.151, V.1936, D.78, fleta 149-193)
Në seancën e pyetjes më datën 28.5.1937, në burgun e Gjirokastrës, Ismet Toto deklaron: “...Në kullësin e Himarës Xhevdet Gjoleka për të marrë më të mirë Himarjotët qi ti epnin bukë e ta manin u thoshe se po shkova në Greqi të shifte si ta zbatoj iden e Spiro Milos...”
(F.157, V.1937, D.13/1, fleta 247)
Ndërkohë që në procesberbalin e marrjes në pyetje në momentin e dorëzimit, nga kryetari i komunës Kurveleshit, Mehmet Hoxha, rebeli kapter Rushdi Islami, ndër të tjera deklaron: “...Pas dorëzimit të Ismet Totos, neve u nisëm dhe erthme sonte në pyllin e Kufitë dhe meqënëse i kishime propozuarë shumë herë për t’u dorëzuarë Xhevdet e Bejkush Gjolekës un dhe Murat Hodua, por këta refuzonin tue na thanë se do vemei në Greqi dhe do ju japim napeme Rroga se do merreme veshe unë me të vate në Greqi me Koco Tasinë dhe ta bëjmë këtu Epire mbasi do futemi dhe neve në shoqërinë Vorio- Epiriote, tue e parë gjendjen e tij shumë të keqe d.m.th me qëllime të liga kundër Atdheut dhe tue e dijture se përfitonimë falje vendosmë për të përmendurinë Murat Hodonë, shoku time, që ti vrisnim dhe kështu përfunduam sote në ora 9 tue vrarë Xhevdet dhe Bejkush Gjolekën...”
Kurse Murat Hodo deklaron: “Prej gojës së Ismetit kam ndigjue se do behej dicka republik por se kush do të vehej kryetar se mbaj mend emrin dhe rrugës na tregonte se po të kalojshin në Greqi do të bashkoheshin me Vero- Epirotet dhe do të kërkonim Autoniminë e Epirit...”
(F.157, V.1937, D.13/1, fleta 129