“Benzi” i Lekë Çukajt përplaset me murin

31/05/2005 Plagoset deputeti i PS
FIER - Një aksident, ku është përfshirë deputeti i Partisë Socialiste, Lekë Çukaj, ka ndodhur pas mesnatës së djeshme. Ngjarja, fatmirësisht, ka qenë pa pasoja të rënda për jetën.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale të Fierit, mësohet se dje, rreth orës 01.00 të mëngjesit, në rrugën nacionale të Fierit në drejtim të Tiranës, në një kryqëzim që të çon drejt lagjes Sheq i Madh në vendin e quajtur “Serat” e Fierit, një automjet tip “Benz” me targa të Tiranës, i cili drejtohej nga deputeti Lekë Çukaj ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një mur betoni, që ishte anash këtij aksi rrugor. Për pasojë ka marrë goditje të lehta në kokë përfaqësuesi parlamentar i PS, Lekë Çukaj, i cili është çuar menjëherë në spitalin civil të Fierit për mjekim të shpejtë.
Pasi është mjekuar paraprakisht nga bluzat e bardha të këtij spitali, deputeti rozë i legjislaturës së fundit parlamentare është dërguar shumë shpejt në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Sipas mjekut kirurg, Robert Meta, gjendja e tij është jo e rëndë dhe pa rrezik për jetën.
Në vendngjarje pas përplasjes së tij kanë shkuar forca të policisë rrugore, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke bërë dhe matjet e duhura për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Sipas shefit të qarkullimit rrugor në Fier, Viktor Dule, shkaku i aksidenti është krejtësisht i drejtuesit të mjetit, i cili ka devijuar nga rruga dhe ka humbur përqëndrimin ndaj mjetit.